sport

UEFA me “dorë të hekurt”, gjobë dhe një ndeshje pa tifozë për Bayern Munich

Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka qenë shumë i ashpër në vendimet e fundit, mbi të gjitha me Bayern Munich dhe Marseille.

Në rastin e gjermanëve, në ndeshjen ndaj Lazios në Romë më 14 shkurt, pati ndezje flakadanësh, hedhje sendezh nga tifozët në fushë dhe një karton i kuq për Upamecano.

UEFA ka vendosur të dënojë klubin bavarez, duke iu ndaluar të shesin bileta tifozëve të tyre për ndeshjen e ardhshme që do të luajnë në transfertë në kompeticionet e UEFA-s.

Por, gjithashtu Bayern ka marrë edhe një gjumë prej 10 mijë eurosh për sendet në fushë dhe 40 mijë euro për ndezjen e mjeteve piroteknike.

Nga ana tjetër, Marseillë është gjobitur për ngjarjet pas ndeshjes së parë kundër Shakhtar Donetsk më 15 shkurt.

UEFA gjobiti francezët me 50 mijë euro dhe ndalimin e shitjes së biletave për tifozët e saj për ndeshjen e ardhshme në transfertë në kompeticionet e UEFA-s. /abcnews.al

të fundit

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

10 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

17 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

25 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

8 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

8 hours ago