Categories: sport

UEFA i beson FSHF-së organizimin e ndeshjeve të turit paraeliminator të Champions

UEFA i ka besuar Federatës Shqiptare të Futbollit (FSH) organizimin e tre ndeshjeve të turit para-eliminator të garës së Ligës së Kampionëve.

Shqipëria do të mirëpresë ndeshjet e këtij turi që do të luhen në datat 22-25 qershor 2021 në Durrës dhe në Elbasan. Më 22 qershor, në ora 20:00 do të nisë gjysmëfinalja e parë ESS Folgore (SMR) – FC Prishtina (KOS), që luhet në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit.

Po më datë 22 qershor dhe po në të njëjtën orë në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit luhet edhe gjysmëfinalja tjetër HB Torshavn (FRO) – Int. Club d’Escaldes (AND).

Fituesit e dy çifteve do të përballen në finalen e këtij turi që do të luhet më datë 25 qershor, ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit për të përcaktuar skuadrën që do të kualifikohet për në fazën tjetër.

Kësisoj, UEFA vazhdon t’i besojë FSHF-së organizimin e ngjarjeve të rëndësishme, duke marrë parasysh mirë-organizimin e ndeshjeve me rëndësi të madhe nga institucioni i futbollit shqiptar si dhe investimet e rëndësishme që janë bërë në infrastrukturë dhe në futboll përgjatë këtyre viteve.

Gjithashtu, kjo vjen edhe për shkak të lehtësimit të masave anti-Covid në Shqipëri dhe rënies së rasteve me këtë virus që bllokoi të gjithë botën për thuajse më shumë se një vit.

Ky lajm vjen pas një tjetër lajmi historik, siç është ai i organizimit të finales së garës më të re në futbollin evropian, UEFA Conference League, në stadiumin “Air Albania” në majin e vitit 2022.

CHAMPIONS LEAGUE – TURI PARALEMINATOR

Gjysmëfinalet – datë 22 qershor 2021

SS Folgore (SMR) – FC Prishtina (KOS)

Ora 20:00, stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

 

të fundit

Mesazhet që qarkulluan në media, Antonela Berisha: Janë të gjeneruara me inteligjencë artificiale

Rrjetet sociale janë trazuar sot pas publikimit të disa mesazheve kërcënuese qe ka dërguar ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”,…

8 minutes ago

SPAK çon në gjykatë grupin kriminal të mikrokredive,16 persona dhe 4 shoqëri të akuzuara për mashtrim dhe falsifikim (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal…

11 minutes ago

KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për Qarkun e Tiranës, kush do të futet në parlament

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë shpërndarjen e mandateve të deputetëve për qarkun e Tiranës, për secilin kandidat…

28 minutes ago

Uria përhapet në Gaza: 21 fëmijë vdesin në 3 ditë, mbi 100 OJQ kërkojnë armëpushim

Më shumë se 100 organizata humanitare, përfshirë Mjekët pa Kufij, Amnesty International dhe Oxfam, paralajmëruan sot se uria po përhapet…

35 minutes ago

Nuk e lë me kaq! Ja lëvizja e radhës e Don Xhonit ndaj Loredana Bratit

Duket se Don Xhoni nuk ka ndërmend të ndalet kur vjen puna te Loredana Brati. Reperi i njohur ka lënë…

49 minutes ago

SPAK në paraburgimin e Durrësit, do t’i komunikohen akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj

Ditën e sotme, Prokurorët e Posaçëm, do të paraqiten në paraburgimin e Durrësit, për t’i komunikuar akuzat kryetarit të Bashkisë…

55 minutes ago