sport

UEFA do të rris numrin e lojtarëve në Euro 2024, në datën 8 prill zgjidhen problemet e mëdha të Silvinjos

Kanë mbetur edhe pak muaj deri në eventin që presin të gjithë tifozët këtë vit, që sigurisht është kampionati europian, i cili do të luhet në Gjermani.

Së fundmi trajnerët e kombëtareve të ndryshme kanë nisur të flasin publikisht për shtimin e mundshëm të lojtarëve që do të mund të ftojnë në Europian.

Të lidhura

None found

Organizatorët e Kampionatit Evropian, që sigurisht është UEFA, kanë bërë të ditur se janë të gatshëm të dëgjojnë zërin e trajnerëve nëse duan lista më të mëdha lojtarësh për Evropianin e këtij viti.

UEFA është gati të pranojë rritjen e numrit të lojtarëve në listë nga 23 në 26.

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ka thënë qartë këtë javë se për shkak të lëndimeve nuk ka kuptim që lista e lojtarëve që përzgjedhësit ftojnë në Europian të jetë 23, por të jetë pak më e madhe.

Për shkak të pandemisë COVID-19, UEFA e rriti numrin e lojtarëve në listë në 26 për Kampionatin e fundit Evropian, i cili duhej të luhej në vitin 2020, por u luajt një vit më vonë.

Të njëjtën gjë bënë edhe në Kampionatin Botëror të mbajtur në vitin 2022.

Mirëpo, vitin e kaluar UEFA mori vendim që nga kampionati evropian që do të luhet këtë vit, numri i lojtarëve në listë do të kthehet në 23, por siç qëndrojnë gjërat, kjo nuk do të ndodhë.

Pas dy javësh në Dusseldorf do të mbahet një mbledhje ku përveç zyrtarëve të UEFA-s do të marrin pjesë edhe seleksionuesit dhe zyrtarët e 24 kombëtareve.

Pikërisht atëherë do të “diskutohet” kjo kërkesë e trajnerëve.

“Biseda me kombëtaret që u kualifikuan në Kampionatin Evropian do të zhvillohet më 8 prill dhe më pas UEFA do të dëgjojë zyrtarisht propozimet e përzgjedhësve”, tha UEFA. /Sport Ekspres/

të fundit

Restoranti me dy yje “Michelin” shërbeu sorbet me milingona të zeza, pronarja dënohet me 11 mijë dollarë gjobë

Pronarja e një restoranti me dy yje ‘Michelin’ në Korenë e Jugut i ka shpëtuar dënimit me burg në një…

5 seconds ago

Gjendet në pellg trupi i 3-vjeçarit, babai: Noah ishte i ëmbël, i pafajshëm dhe plot dashuri

Babai i 3-vjeçarit, Noah Woods, që dyshohet se është mbytur në një pellg pasi u largua nga gjyshi i tij,…

5 minutes ago

82-vjeçari nga Kosova ndërron jetë në plazhin e Velipojës

Një i moshuar nga Kosova ka humbur jetën sot në plazhin e Velipojës. Policia e Shqipërisë njoftoi se rreth orës…

20 minutes ago

Murati expects appeal against verdict for former KLA leaders

Deputeti i Frontit Evropian, Sali Murati, pret që të parashtrohet ankesë për aktgjykimet e shqiptuara ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim…

22 minutes ago

82-year-old man from Kosovo dies in Velipojë after suspected cardiac arrest at sea

Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të enjte në plazhin e Velipojës. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth…

23 minutes ago

Erdogan: EU membership is no longer a priority for Turkey, Europe will be the one to lose

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë, megjithëse Ankaraja nuk e përjashton mundësinë…

23 minutes ago