Gjatë orëve të fundit u raportua se Zinedine Zidane me shumë mundësi do t’i rikthehet stolit në një të ardhme të afërt.
Megjithatë, këto lajme tashmë kanë ‘rënë në ujë’, pasi ka qenë mediumi francez L’Equipe ai që ka përgenjeshtruar këto raportime.
Legjenda franceze tashmë raportohet se ka refuzuar mundësinë për t’u bërë përzgjedhës i kombëtares së Algjerisë.
Federata e Futbollit të Algjerisë është duke kërkuar për një përzgjedhës të ri, pas shkarkimit të Djamel Belmadit shkaku i eliminimit zhgënjyes nga Kupa e Kombeve të Afrikës në fazën e grupeve.
Zidane, i lindur në vitin 1998 në qytetin e Marseilles, në fakt ka prejardhje algjeriane dhe ndoshta mbi këtë fakt federata e këtij shteti janë munduar që ta joshin ish-mesfushorin e famshëm.
Zidane ka qenë trajner i lirë që nga viti 2021, kur atëherë dha dorëheqje nga Real Madridi. Është bërë e ditur për një kohë të gjatë se synimi i Zidanes është që të marrë drejtimin e Francës.
Sidoqoftë, Didier Deschamps nënshkroi kontratën e re e cila skadon në vitin 2026, ndërsa Thierry Henry i cili tashmë udhëheq grupmoshat U21 shihet si pasardhës i tij në të ardhmen.
L’Equipe shton më tutje se Zidane ka refuzuar gjithashtu mundësinë për të marrë drejtimin edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe një ofertë nga Brazili.
Sa për Algjerinë, kandidati kryesor tashmë për të marrë postin e përzgjedhësit po konsiderohet Herve Renard, i cili momentalisht është në krye të kombëtares së Francës për femra, ndërsa emra tjerë janë veterani Vahid Halilhodzic, ish-përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, dhe ish-përzgjedhësi i Argjentinës dhe Kilit, Jorge Sampaoli./Telegrafi/
Një konflikt për motive të dobëta mes dy drejtuesve të automjeteve u kthye në një ngjarje tragjike gjatë orëve të…
Kryetari i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj tha se, kryeministri Edi Rama drejton qeverinë më hajdute të Europës. Në një…
Një stuhi masive dimërore, që shtrihet në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara, ka lënë rreth 730 mijë persona…
Lim Hoti ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një bisedë me Benitën, gjatë së cilës ka ndarë disa detaje nga jeta…
Një aksidenti i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bogë të Rugovës, ku kanë mbetur të lënduar katër…
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet meteorologjike në vend për fillimjavën. Sipas të dhënave, në të gjitha…