Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, i është përgjigjur në mënyrë të prerë spekulimeve lidhur me një kalim tek Manchester United gjatë një konference për shtyp.
Më herët gjatë kësaj jave, u raportua se aksionari i United, Sir Jim Ratcliffe, e ka bërë trajnerin e ‘Tre Luanëve’ kandidatin e tij kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës gjatë kësaj vere.
None found
Kontrata e Southgate me Anglinë skadon në dhjetor, dhe Federata Angleze e Futbollit janë të etur për të nënshkruar një kontratë të re me të.
Duke marrë parasysh thashethemet e shumta rreth të ardhmes së tij, Southgate ka vendosur që të flas publikisht lidhur me kalimin e tij të mundshëm tek ‘Djajtë e Kuq’.
“Ka dy gjëra sipas pikëpamjes sime. E para është se unë jam trajner i Anglisë, pra unë kam një punë, të mundohem të fitojmë Kampionatin Evropian dhe e dyta Manchester United ka një trajner”, ka thënë fillimisht Southgate.
“Unë mendoj se është krejtësisht një mungesë respekti kur ka një trajner në stol. Unë nuk kam kohë për gjëra të tilla”, është shprehur ai.
Southgate nuk do të mbajë bisedime me ekipet e interesuara para përfundimit të Kampionatit Evropian, që do të thotë se United apo ekipet tjera, duhet të presin nëse janë të interesuar. /Telegrafi/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…