sport

U tërhoq nga Lojërat Mesdhetare pas padrejtësive, reagon Alban Beqiri: Unë kisha një fitore të sigurt ndaj tij, por po lodhesha kot

Albani Beqiri, kampioni shqiptar i boksit, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas tërheqjes së tij nga ndeshja e boksit në raundin e tretë. Beqiri mori këtë vendim pashkë me ekipin e tij pasi arbitrimi ishte gjithmonë në favor të kundërshtarit.

“Vendosëm së bashku me ekipin që të tërhiqesha pas raundit të dytë për arsye të padrejtësisë që po bëhej në gjykimin e ndeshjes. Të ishte për mua personalisht, nuk doja të ndodhte kjo, pasi unë kur jam në ring, nuk e kam mendjen te gjykimi, por më vonë reflektova dhe kuptova që po lodhesha kot.

Të lidhura

None found

Ndeshja shkoi shumë mir siç mund ta shikoni deri në raundin e dytë dhe isha shumë para me goditjet, por pikët gjyqtarja ia jepte kundërshtarit duke qenë se gjyqtarët ishin afrikanë. Prandaj ne vendosëm që të mos ua jepnim atë kënaqësi që të merrnin një fitore të pamerituar dhe në mënyrë të shëmtuar. Kjo gjë ndodhi edhe me boksierë dhe sportistë të tjerë, jo vetëm me mua. Ishte një eveniment me qëllime të qarta për t’i nxjerrë fituese vendet e Afrikës.

Unë kisha një fitore të sigurt kundrejt tij, por pë rata mjaftonte që boksieri i tyre të ishte në këmbë dhe të fitonte. Stafi ynë e pa që po shkonte mundimi dëm dhe morëm këtë vendim. Më vonë u bë një mbledhje me asamblenë e boksit dhe na kërkuan falje ne sportistëve për gjykimin. Kjo ndodhi pasi nuk kishte asnjë gjyqtar europian, por të gjithë ishin nga vendet afrikane dhe favorizonin sportistët e tyre”, është shprehur boksieri ynë, Alban Beqiri./ h.ll/albeu.com

të fundit

Dyshohet se e ka shantazhuar për dy vite me pamje intime, arrestohet 48 vjeçari nga Sedllarca

Më 07.09.2026, oficerët e policisë nga Departamenti i Krimeve Kompjuterike të Policisë të Tetovës arrestuan personin me iniciale Z.G., i…

7 minutes ago

VIDEO/ Plas sherri në Velipojë, dy persona hyjnë të a*matosur në mes të lokalit

Një përplasje me armë zjarri është parandaluar në një bar në zonën e Velipojës, pas një konflikti të çastit mes…

7 minutes ago

Dragashi siguron 1.865 milionë euro për banim social dhe planifikon 42 njësi

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Komuna e Dragashit do të përfitojë 1…

10 minutes ago

Misioni i FSK-së në Gaza, analistët zbulojnë përfitimet strategjike për vendin

Të hënën, Kosova ka formalizuar angazhimin e saj në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) në Gazë, duke nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrjen…

11 minutes ago

Pas vdekjes së Giorgos Mazonakis, shkencëtarët grekë ngrenë alarmin për terapitë “kundër plakjes”

Dy shkencëtarë të shquar grekë në biologji dhe mjekësi kanë paralajmëruar publikun rreth trajtimeve të paprovuara të tregtuara si “rigjeneruese”…

12 minutes ago

Helsinki Committee’s letter to prison 313: Restriction of Ilir Meta’s meetings, a serious concern for respect of rights

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), i është drejtuar zyrtarisht drejtorit të IEVP “Jordan Misja”, Arjan Bozhaj, duke kërkuar informacion lidhur…

17 minutes ago