Categories: sport

U tërhoq në moshën 30-vjeçare pas 14 trofeve dhe e festoi me hamburger, tre muaj më vonë rikthehet në divizionin e nëntë

Vetëm tre muaj pasi njoftoi përfundimin e karrierës profesioniste, Niklas Sule është kthyer sërish në fushë. Ish-qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund tani luan si sulmues për Tiefenbach, klub që garon në divizionin e nëntë.

Paraqitja e tij e parë ngjalli interes të madh, ndërsa Sule arriti të shënonte menjëherë, pavarësisht se gjatë gjithë karrierës kishte luajtur në mbrojtje. Goli i tij nuk e shpëtoi Tiefenbachun nga humbja 2-7, por vëmendja kryesore e ndeshjes mbeti prania e tij në fushën e vogël.

Të lidhura

None found

Shumë fëmijë u mblodhën rreth tij dhe, pas përfundimit të takimit, ai qëndroi për një kohë të gjatë duke dhënë autografe, nënshkruar suvenire dhe pozuar për fotografi.

Sule kishte deklaruar tërheqjen nga futbolli profesionist në moshën 30-vjeçare. Gjatë karrierës së tij 13-vjeçare, ai fitoi 14 trofe me Bayern Munichun dhe regjistroi 49 paraqitje për Gjermaninë.

Vendimin e bëri publik në një intervistë shumë të hapur dhe autokritike, ku foli për rrugëtimin e tij, parimet që e kishin udhëhequr dhe betejën e vazhdueshme me peshën. Rrëfimi emocional u shoqërua edhe me një episod të pazakontë, por tërheqës.

Pak çaste pasi foli për fundin e karrierës, Sule solli në mënyrë ceremoniale një qese me ushqim të shpejtë, duke shkaktuar të qeshura te drejtuesi i intervistës. Me një buzëqeshje të madhe, ai tha: “Nuk e di sa është ora, por po vdes urie. Nëse kjo është intervista ime e fundit si futbollist profesionist, mendova të porosisja dymbëdhjetë hamburgerë me djathë”.

Më pas ai shtoi: “Jemi katër veta, kështu që nëse secili prej nesh merr nga tre, funksionon, megjithëse ndoshta do të ha gjashtë vetë. Ishte thjesht një shaka e vogël, në rast se dikush donte një”.

Sule kafshoi menjëherë njërin prej hamburgerëve me djathë dhe, ndërsa e kishte gojën plot, tregoi se ideja i kishte lindur teksa po ngiste makinën.

Humori rreth ushqimit të shpejtë mori një domethënie tjetër kur ai rrëfeu presionin me të cilin ishte përballur gjatë gjithë karrierës për shkak të peshës së tij. Sule tregoi se, gjatë kohës te Bayern, kishte agjëruar një ditë përpara një peshimi dhe ishte futur në sauna i veshur me mushama, në mënyrë që të djersinte dhe të humbiste kilogramë me shpejtësi. Ky rrëfim nxori në pah anën më pak tërheqëse të sportit profesionist.

Të dhënat zyrtare të Bundesligës e regjistronin Niklas Sulen me peshë 91 kilogramë për sezonin 2025/2026. Megjithatë, gjatë pjesës më të madhe të periudhës së tij te Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, u raportua se ai peshonte 99 kg. Për shkak të luhatjeve të ndjeshme, pesha e tij u kthye vazhdimisht në temë mediatike.

Në maj të vitit 2024 u raportua se Sule kishte kaluar kufirin e 110 kg, çka ndikoi në formën e tij dhe bëri që ai të humbiste Kampionatin Evropian. Gjatë pushimeve verore të vitit 2024, ai angazhoi një trajner privat dhe humbi 8-10 kg, duke u rikthyer në gjendje konkurruese për fazën përgatitore të Borussia Dortmund.

Karrierën e nisi te Hoffenheim, ku zhvilloi 117 ndeshje, realizoi tetë gola dhe kontribuoi me katër asistime. Më pas kaloi te Bayern Munich, për të cilin regjistroi 171 paraqitje, shtatë gola dhe pesë asistime.

Etapa e fundit e karrierës së tij profesioniste ishte Borussia Dortmund. Me këtë skuadër, Sule luajti 109 herë, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë pesë asistime.

të fundit

Kurti-Abdixhiku meeting, analyst: Agreement depends on LVV’s sincerity

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetari i LVV-së, Albin Kurti, po takohet sot me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Takimi…

24 seconds ago

Kurti and Abdixhiku meet in the Assembly over political developments in Kosovo

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, pritet të takohen sot. Ky…

47 seconds ago

Zeqirja Ibrahimi asks Ali Ahmeti: If you prevented partition, why was the 2001 war waged?

Lidhur me debatin qe eshte hapur diteve te fundit per ate nese ka patur dokument per ndarjen e Maqedonise ne…

2 minutes ago

Zhernovski: Vučić’s media model is spreading to Macedonia, Mickoski seeks control of information

Siç paralajmëruam, operacioni për errësirë mediatike sipas recetës së Vuçiqit po zbatohet edhe në Maqedoni, deklaroi Andrej Zhernovski, sekretar për…

2 minutes ago

Gjorgjievski: Financial assistance for more than 1,200 oncology patients has been provided or will be completed tomorrow

Më shumë se 1.200 pacientë onkologjikë kanë aplikuar në thirrjen për mbështetje financiare, ndërsa pagesa për të gjithë ata që…

2 minutes ago

Një javë nga tërmeti shkatërrues në Kolumbi, bilanci arrin në 289 viktima dhe 9.57 miliardë dollarë dëme

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë perëndimore më 10 gusht ka shkaktuar dëme të përllogaritura në rreth…

2 minutes ago