Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Mike Tyson, është filmuar teksa po ecte me bastun jashtë një hoteli në Nju Jork, gjë që ngjalli shqetësim tek fansat e tij duke pasur parasysh se pak ditë më parë ai përmendi se “data e tij e skadencës” ishte afër.
Me rastin e një vizite në qytetin e Bronx-it, Tyson u kap nga kamerat e “TMZ” teksa po ecte nga makina e tij në hyrje të hotelit dhe kur ata pyetën burime të afërta për bastunin e përdorur nga ish-boksieri, ata siguruan se ai thjesht po merrej me problemet e moshës 56 vjeçare.
“Ai po përballet me një atak shiatik (nervi)”, zbuluan burimet e “TMZ”.
“Asgjë serioze. Thjesht një rrezik profesional për një atlet si Majk,” shtuan ata.
Ajo që alarmoi fansat e Tyson ishte se fotot erdhën vetëm disa ditë pas deklaratave të tij në podcastin ‘Hotboxin’ ku ai pretendonte se kishte një “datë skadence”.
“Ne të gjithë do të vdesim një ditë, sigurisht. Kështu, kur shikoj në pasqyrë, shoh ato pika të vogla në fytyrën time dhe shkoj “Uau! Kjo tregon se data ime e skadencës po vjentha Tyson./ h.ll/albeu.com
Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…
Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…
Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…
E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…
Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…
Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…