Categories: sport

U shpall lojtari më i mirë i Euro 2020, Donnarumma: Ishim spektakolarë

E gjithë Italia i përulet Gigio Donnarummas. Ishte pikërisht gardiani 22-vjeçar heroi i triumfit të Italisë në Euro 2020 jo vetëm për 2 penalltitë që priti në finale, por atë çfarë tregoi në tërësi në Euro 2020. Donnarumma ishte shtylla kurrizore e një Italie që e nisi me marshin e 5-të Europianin por më pas në sfidat me eliminim direkt kur gjërat u bënë më të vështira kishte nevojë për pritjet e Donnarummas siç ndodhi ndaj Austrisë e Belgjikës por në ruletën ruse të penalltive në sfidat ndaj Spanjës dhe Anglisë për të ngritur lart për herë të dytë në histori trofeun e një Europiani. Me meritë në përfundim të finales së Wembley-t Donnarumma u përzgjodh nga UEFA si lojtari më i mirë i turneut me presidentin Aleksander Ceferin që i dorëzoi çmimin.

Me vetëm 22 vite e 136 ditë mbi shpinë, ish-portieri i Milanit u bë portieri i tretë më i ri në moshë që luan një finale mes kampionateve Botërorë dhe atyre Europianë teksa renditet pas Jose Angel Iribar që luajti me Spanjën në Euro 1964 dhe Juan Botasso i cili u aktivizua me Argjentinën në Botërorin e 1930-ës. “ Goli pas vetëm 2 minutash lojë mund të na kishte vrarë, por ne jemi një skuadër që nuk dorëzohemi kurrë dhe jemi të vëmendshëm në çdo top. Nuk ishte e lehtë, jemi treguar spektakolarë, ishim thjeshtë fantastikë”, fjalë këto të Gigio Donnarummas në fund të sfidës.  Në këtë Europian mori një çmim edhe Cristiano Ronaldo që me 5 golat dhe 1 asist të realizuar në 4 ndeshjet e vetme që luajti Portugalia u shpall golashënuesi më i mirë i turneut.

Të lidhura

None found

të fundit

Ndalimi i avokatit Ulian Bajrami pas debatit me prokurorin, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj tij: Nuk ka konsumuar vepër penale

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen penale ndaj avokatit Ulian Barjami, i cili u ndalua pas një përplasjeje në sallën…

2 minutes ago

Rama dhe Mickoski prezantojnë “One Stop Shop” në Qafë Thanë për pritje më të shkurtra në kufi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, morën pjesë në…

10 minutes ago

Similar cases to Kosovo’s in Italy and Sweden; Bosch: seeking asylum is a people’s right

Rasti i nëntë shtetasve somalezë, të cilët u larguan nga akomodimi gjatë vizitës së një delegacioni zyrtar në Kosovë dhe…

16 minutes ago

Homages for Arben Sejdiu on the anniversary of his fall, ceremony held at the Memorial Complex in Koshare

Me rastin e përvjetorit të rënies së veteranit dhe bashkëluftëtarit Arben Sejdiu, familja dhe bashkëluftëtarët e tij kanë organizuar homazhe…

17 minutes ago

Sonila Meço: Beyond the grief for Krasniqi, those responsible for the Special Court must be identified

Gazetarja shqiptare, Sonila Meço, ka reaguar pas pamjeve të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili nuk u…

17 minutes ago

Një ditë e ngarkuar për diasporën: LDK-ja, AAK-ja dhe Qeveria me aktivitete paralele

Brenda një dite, tri forca politike të Kosovës i kanë kthyer sytë nga mërgata. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u…

18 minutes ago