Categories: sport

U përfol se do të largohet, Allegri shpjegon arsyet pse e la në stol Ronaldon

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka shpjeguar se e kishte njoftuar paraprakisht Cristiano Ronaldos se do ta linte në bankën e rezervistëve në ndeshjen hapëse të bardhezinjve kundër Udineses të dielën.

Juventusi e çoi dëm një epërsi prej dy golave në Dacia Arena të dielën pasdite, duke e lejuar Udinesen t’ia nxjerrë një pikë me një barazim 2:2.

Kjo ishte ndeshja e parë e Allegrit në stolin e Juves që prej kthimit të tij këtë verë dhe italiani beson se ky barazim duhet të shërbejë si mësim për lojtarët e tij.

“Në bëmë ndeshje të mirë. Fatkeqësisht, kështu e ka futbolli. Duhej të kishim luajtur më mirë në pjesën e dytë, por nuk ishim në gjendje t’i kontrollonim rastet e papritura. Kjo duhet të na shërbejë si mësim”, tha Allegri për DAZN.

Ronaldo e nisi ndeshjen nga stoli dhe u fut në lojë në pjesën e dytë për të shënuar një gol në kohën shtesë, i cili iu anulua për pozitë jashtë loje.

Pati thashetheme se Ronaldo u la në stol për shkak se dëshiron të largohet nga Juventusi, por Allegri nuk deshi të përfshihet në bisedime të tilla.

“Ronaldo po ndihet mirë. M’u desh të bisedoja më të para ndeshjes, për t’i treguar se ndeshjen do ta niste nga banka rezervë. Ai ishte në dispozicion dhe luajti mirë kur u fut në lojë”, shpjegoi Allegri.

të fundit

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Shkodër

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër. Viktima…

4 minutes ago

Besimtarët Bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures/ Zhvillohet ceremonia, Baba Mondi: Lutemi që njerëzimi të gjejë paqe dhe të marrin fund konfliktet

Këtë të martë 8 korrik 2025, në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, është zhvilluar ceremonia e festës së “Ditës së Ashures”.…

9 minutes ago

Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit

Pak më parë, Ervin Salianji, ka mbërritur në Gjykatën e Fierit, ku pritet të nisë seanca për shqyrtimin e kërkesës…

23 minutes ago

Aksident pranë “Policisë së Tiranës”, përplasen katër automjete

Pak më parë, një aksident ka ndodhur në zonën pranë Policisë së Tiranës. Gazetari Igli Çelmeta, raporton se katër automjete…

30 minutes ago

Temperatura mbi 40°C, mbyllet Akropoli në Athinë

Akropoli i Athinës, një nga atraksionet më të vizituara turistike në Greqi, do të mbyllet për publikun gjatë orëve më…

48 minutes ago

Moti bën kthesën e papritur/ Metereologu zbulon se kur do të kthehen reshjet e shiut

Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka deklaruar se dita e sotme ka nisur me temperatura më të ulëta se ditët…

1 hour ago