Categories: sport

U la jashtë nga Mancini, Ogbonna nuk përmbahet: Jam i mllefosur, duhet të ketë meritokraci

Mbrojtësi i West Ham United, Angelo Ogbonna nuk është thirrur nga Mancini për “Euro 2020”.

 

Të lidhura

None found

Në fakt, Ogbonna figuroi në listën preliminare prej 33 lojtarëve të ftuar, por në listën përfundimtare iu desh të marrë lajmin e keq se ai nuk do të ftohet për në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Si duket, Ogbonna ka mbetur mjaft i zhgënjyer me këtë gjë, aq sa doli në një intervistë dhe sulmoi direkt selektorin e Kombëtares italiane, Roberto Mancinin.

“Mungesa e thirrjes? Jam shumë i prekur dhe i mllefosur, ndoshta nuk e ka marrë parasysh sezonin që kam pasur me West Hamin”, tha ai.

“Edhe pse kemi luftuar deri në fund për Ligën e Kampionëve me Jorginhon dhe Emersonin, që dëshmon se pavarësisht nivelit të lartë nuk ftohesh nëse nuk je në ndonjë skuadër të madhe”, tha shtoi ai.

“A kam marrë shpjegime? Jo! Por në sport duhet të ketë meritokraci, në bazë të kampionatit dhe lojës së treguar, edhe statistikave që sipas meje nuk merren parasysh në këtë rast”, tha Ogbonna.

Në fund Ogbonna thuri lavde për Jorginhon.

“Ai është pjesa kryesore e Italisë, është i nënvleftësuar, ndoshta për strukturën e tij të trupit, por në Premierligë ai është rritur si lojtar. Në Kombëtare ai do të jetë një figurë e rëndësishme me personalitetin dhe me aftësinë për leximin e lojës”, përfundoi Angelo Ogbonna.

Tags: ItaliOgbona

të fundit

Seancë plenare dhe protestë në Tiranë të hënën, Policia mobilizohet për tensione të mundshme

E hëna pritet të rikthejë tensionin politik në qendër të Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paradite në seancë…

15 seconds ago

Haxhiu: Kosova e gatshme t’i vijë në ndihmë Francës në luftën me flakët

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur solidaritet me Francën përballë zjarreve që kanë përfshirë vendin.…

3 minutes ago

Mbështetja financiare për vitin 2026, Hoxha apel fermerëve: Mos vononi aplikimet

Ka filluar paraqitja e kërkesave për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2026. Me këtë rast, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë…

12 minutes ago

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor më të madh në Kosovë

Këngëtarja Dua Lipa ka qenë një nga figurat kryesore të Sunny Hill Festival që prej edicionit të parë jo vetëm…

13 minutes ago

Rumani, F-16 asgjëson dronin e tretë brenda tri ditësh, presidenti dënon shkeljen e hapësirës ajrore

Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore të Rumanisë ka rrëzuar një dron rus mbi Detin e Zi, duke shënuar…

14 minutes ago

Lionel Messi shfaqet në publik për herë të parë që pas finales së Kupës së Botës

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, është rikthyer në qytetin e tij të lindjes, Rosario, për herë të parë që nga…

21 minutes ago