Më në fund është shpallur lista me 30 të nominuarit për Topin e Artë 2022.
Dhe po, është e drejtë, nuk ka Leo Messi në të, për herë të parë që nga viti 2005.
None found
Ja reagimet e para nga rrjetet sociale për lajmet kryesore të ditës:
“Lionel Messi nuk arriti të hynte në top 30 të Topit të Artë në moshën 35-vjeçare dhe Cristiano Ronaldo arriti në 37 ndërsa luante për Manchester Unitedin më të keq ndonjëherë”.
“Messi është lojtari i dytë pas Modric që fiton Topin e Artë dhe nuk është në top 30 vitin e ardhshëm. Dhe të dyja ato Topa të Artë ishin një grabitje”.
“Familja e Messit tani”
“Messi ka më shumë Topa të Artë se të gjithë të nominuarit e tjerë së bashku”
“Messi nuk është nominuar për Topin e Artë për herë të parë që nga viti 2005. Pas sezonit kur vendosi të largohej nga Barcelona. Lojtari më sistematik në histori”
“Messi nuk hyri në listën e Topit të Artë për herë të parë në 16 vjet, menjëherë pasi u largua nga zona e tij e rehatisë, qesharake”
“Heqja e Neymar dhe Leo Messi nga lista e të nominuarve për Topin e Artë është pikërisht ajo që u nevojitet këtë sezon. Ky është njëfarë motivimi. Le të shohim se si do të bëjnë këtë sezon”.
“Lionel Messi është lojtari i vetëm që ka fituar Topin e Artë në tre dekada të ndryshme. Mos nominimi këtë vit (në mënyrë të pamerituar) nuk do të ndryshojë faktin që ky çmim i takon atij”. /albeu.com/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…
Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Edi Gusia, ka kërkuar që në rastin…
Sulmuesi Edon Zhegrova ka krijuar plot nëntë shanse këtë sezon, i dyti me më së shumti pas Douglas Luizit, pavarësisht…
Një tregtar 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi vendosi në raftet e dyqanit të tij tabela me…
Ndeshja mes Arsenalit dhe Fleetwood Townit në EFL Cup angleze u ndërpre vetëm pas dy minutash lojë, pasi një dron…
Në Komisionin e Ligjeve, deputetët socialistë votuan në favor të ndryshimit të dy neneve të ligjit për Bankën e Shqipërisë.…