sport

“U kualifikuan si të parët e grupit”, Edy Reja për mediat kroate: Nuk do ta keni të lehtë, Shqipëria kërkon 3 pikët

Shqipëria do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024. Kuqezinjtë dot ë sfidojnë Kroacinë në orën 15:00 në Hamburg, ku do të synojnë fitoren për të shpresuar deri në fund te kalimi i grupit.

Ish-trajneri i Kombëtares tonë, Edy reja ka folur për mediat kroate. Italiani për “Sportske Novosti” ka theksuar se kroatët cilësohen si favoritë, por Shqipëria do t’iu bëjë “dëm”.

“Kam qenë në Dortmund, jam i lidhur me shqiponjat. Pra, dihet se Kroacia është favorit në çdo aspekt, në raport me lojën, përvojën e Modricit dhe ekipit. Mirëpo, do të ishte e rrezikshme, madje e pakuptimtë, t’i nënvlerësoni shqiptarët rastësisht. Unë i mësova të luanin në mbrojtje, Sylvinho e rafinoi atë. Hajde, pranoje, a nuk është një mrekulli e vogël futbolli që Shqipëria zuri vendin e parë në grupin e saj në eliminatoret për këtë Euro dhe ishte më e mirë se Çekia dhe Polonia? Pra, jini të zgjuar.

Po e them edhe një herë, mos e mashtroni veten, nuk do ta keni të lehtë. Në fakt, Kroacia e ka vënë veten në pozitë të vështirë me rezultatin 0-3 ndaj Spanjës. Duhet një fitore ndaj Shqipërisë, por pasi mrekullitë mund të ndodhin në futboll, edhe shqiptarët mendojnë se mund të nxjerrin një fitore, kështu që me ato tre pikë do të arrinin në vendin e tretë. Dhe ju, mos harroni, edhe kur me siguri fitoni pikë ndaj Shqipërisë, të duhet një rezultat pozitiv në fund ndaj Italisë. Nuk është e lehtë për ju”, përfundoi Reja për mediat kroate.

të fundit

Zjarri masiv në Fllakë të Durrësit, policia njoftim zyrtar: U përfshinë nga flakët disa autobusë të vjetër

Policia ka reaguar zyrtarisht pas zjarrit masiv në lagjen nr15 në Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë…

22 minutes ago

Rreziqet e festës/ Zjarrfikësit japin këshilla për të pasur kujdes me fishekzjarrët: Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç

Kjo është atmosfera në çdo fundvit në çdo qytet të Shqipërisë. Fishekzjarrët festive sjellin atmosferë por bashkë me to edhe…

41 minutes ago

“Vetting” amerikan për bizneset/ Opozita e sheh si propagandë nismën e qeverisë: Të përfshihet Parlamenti

Opozita e sheh si të vonuar dhe propagande nismën e qeverisë, e cila parashikon vendosjen e filtrave mbrojtëse ndaj investimet…

44 minutes ago

SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në dosjen “Balluku”

Mbyllen 34 kontrollet e urdhëruara nga SPAK për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, shumica e te cilëve janë staf i…

2 hours ago

FOTO/ Dh*nohet gazetari Elton Tozaj, rrezikon të humbasë shikimin, reagon familja: Vajza e showbizit të tregojë…

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother Albania”, Elton Tozaj, ka rënë pre e një dhune barbare që e ka lënë…

2 hours ago

Vieri analizon Serinë A: Kemi kampionatin më të mirë në Europë

Ish-sulmuesi Kristian Vieri foli për La Gazzetta dello Sport rreth fillimit të Serie A, duke filluar me disa mendime për…

3 hours ago