Inter ia doli që të kalonte fazën e grupeve të Botërorit të Kubeve pasi mposhtën 2-0 River Plate. Tashmë, zikaltërit do të masin forcat me Fluminense në kuadër të 1/16-ave. Pas kualifikimit në këtë raund, ka folur mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani.
“Objektivi ynë ishte që të mos pësonim gol dhe në momentin që mbyllëm ndeshjen pa pësuar, them se ia kemi arritur qëllimit. Zhvilluam një ndeshje të mirë, por kjo sfidë u kthye në një betejë.
Ishte një ndeshje shumë e ngarkuar. Në fillim ishim pak në vështirësi, por më pas gjithçka u zgjidh dhe ne arritëm të dominojmë. Jemi të lumtur që vazhdojmë më tej”, është shprehur Kristjan Asllani.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri me dije sot, se niveli i regjistrimeve në arsimin profesional, është…
Tre turistë të huaj janë shpëtuar në zonën e plazhit të Akuariumit pasi kishin mbetur të bllokuara. Patrulla e policisë…
Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se të paktën 34 persona u vranë të shtunën, përfshirë edhe ata që…
Një polic është përplasur në Shkodër teksa kalonte vijat e bardha. 60-vjeçari ishte rrugës për në punë, teksa u përplas…
Evropa po zbaton masa të reja ndëshkuese ndaj turistëve të padisiplinuar këtë verë, me gjoba që shkojnë deri në mijëra…
Forcat e Armatosura Greke, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare me autoritetet kompetente…