sport

U grumbullua nga Sylvinho, Rey Manaj: Emocion të rikthehesh, jemi të motivuar për Euro 2024

Kjo është ftesa e parë nga trajneri Sylvinho për sulmuesin Rey Manaj. Bomberi kuqezi është pjesë e grumbullimit për ndeshjet miqësore me Kilin (22 mars) dhe Suedinë (25 mars).

Në prag të këtyre sfidave, Manaj ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.

“Ekipin e gjej shumë mirë, është emocion të kthehesh pas 1 viti e gjysmë, të gjithë janë të motivuar se Europiani është një gjë e madhe dhe të gjithë e presin. Kemi patur takime me trajnerin por të gjithë lojtarët duhet të tregojnë veten në miqësore dhe më pas vendimin e merr trajneri se kë merr në EURO 2024.

Viti i kaluar ka qenë i vështirë se pata këtë dëmtimin, pata të njëjtin lëndim. Për në Europian vendos trajneri, brenda mendjes time mendoj që jam gati për të shkuar atje.

Kam patur gjithmonë komunikime trajneri më ka takuar në Londër, jam i kënaqur pasi është dhe grumbullimi i parë, tani besoj se kemi oportunitetin që të tregojmë veten në këto miqësore. Çelsin nuk e di, por kur një lojtar ka një dëmtim të rëndë duhet të stërvitesh, të marrësh formën ishte kryesore, në Sivas më bëri shumë mirë, ndikon dhe konfidenca. Duhet të jesh i fortë mentalisht.

Unë besoja që ftesa do vinte po të bëja mirë, dhe tani që kemi Europianin e dytë për Shqipërinë është një oportunitet për të gjithë. E pres mirë dhe stadiumi do të mbushet, kërkesat janë të larta tifozët na kanë mbështetur gjithmonë dhe ekipi pa tifozët s’është asgjë, e rëndësishme dhe kryesorja është të jetë plot stadiumi që të japim 100% tonë”, përfundoi Manaj.

të fundit

Mjeti lundrues pësoi defekt në Gjirin e Kakomesë, shpëtohet grupi i turistëve

Policia kufitare ka shpëtuar një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor…

19 minutes ago

Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvije Jao me shkrim emocionues për ditëlindje: Një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj

Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvije Jao ka publikuar një shkrim të gjatë reflektues me rastin e ditëlindjes së saj.…

39 minutes ago

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e…

41 minutes ago

Anisa Veseli vjen me një ndryshim drastik në pamje

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka surprizuar ndjekësit e saj me një ndryshim tërësisht të ri dhe…

1 hour ago

Situatë alarmante në Akërni të Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur që prej ditës së djeshme/ Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në…

1 hour ago

VIDEO/ Meghan Markle zbulon detaje intime të marrëdhënies me Princin Harry në sezonin e ri të Netflix

Meghan Markle ka ndarë detaje të reja dhe të panjohura më parë rreth marrëdhënies së saj me Princin Harry, përmes…

1 hour ago