Kosova fitoi sot (e premte) me rezultat minimal 1-0 ndaj Armenisë falë golit të shënuar nga Milot Rashica në pjesën e parë të takimit.
Kjo ishte fitorja e parë e përzgjedhësit gjerman Franco Foda, që prej emërimit të tij në krye të Përfaqësueses së Kosovës.
None found
Pas ndeshjes, Rashica ka thënë se ky ishte një fillim i mbarë, si dhe ka vlerësuar trajnerin dhe stafin e tij për energjitë e reja që kanë sjellë në grumbullim.
“Është një fillim i mirë, një fillim i mbarë, shpresojmë të vazhdojmë kështu. Trajneri i ri ka sjellur një energji të re, me stafin e tij kemi pas 3-4 stërvitje shumë të mira dhe po shpresojmë që gjërat e mira në stërvitje, t’i aplikojmë edhe në ndeshje”, ka thënë Rashica fillimisht.
Tutje, ai u pyet për ndjenjën e shënimit të golit për Kosovën, ku nënvizoi rastet e shumta për gol që ekipi kishte krijuar, dhe theksoi se ai vet duhet të kishte shënuar edhe një gol tjetër.
“Gjithmonë është një ndjenjë krejt tjetër kur arrin të shënosh për Kosovën. Sot patëm edhe disa raste të tjera, madje unë është dashur që të shënojë edhe një gol, por e rëndësishme është që po arrijmë të krijojmë raste një pas një”.
“Duhet të provojmë t’i finalizojmë aksionet në mënyrën më të mirë të mundshme. Është gjithmonë e mirë të fillojmë me fitore dhe shpresoj që të arrijmë rezultat pozitiv edhe në ndeshjen tjetër”, përfundoi Rashica. /Telegrafi/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…