Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka konfirmuar se Kevin De Bruyne e pësoi një lëndim në nyjën e këmbës, derisa Eden Hazardi e dëmtoi muskulin në fitoren 1:0 kundër Portugalisë të dielën mbrëma.
Thorgan Hazard e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit për Belgjikën në Estadio de La Cartuja, për ta dërguar skuadrën e Roberto Martinezit në çerekfinale.
None found
Belgjika dhe Italia do të përballet më 2 korrik në Munih, në çerekfinalen e dytë të këtij Evropiani.Por ky triumf i kushtoi djajve të kuq belgë, pasi dy prej futbollistëve të tyre më të mirë e braktisën fushën duke çaluar.
De Bruyne nuk mundi të durojë më shumë se tre minuta në pjesën e dyte, para se të zëvendësohej, pas një ndërhyrjeje të ashpër që u bë ndaj tij.
Hazardi e tërhoqi muskulin kah fundi i ndeshjes dhe kërkoi zëvendësim.Martinez nuk mundi të garantojë nëse kjo dyshe do të mungojë apo do të luajë në takimin e të premtes në Munih, edhe pse lëndimi i Hazardit duket më i rëndë sesa i De Bruynes.
“Është herët të themi sesi janë ata. Kevin ka problem me nyjën, ai nuk mundi të luajë në pjesën e dytë. Edeni ka telashe me muskulin, por duhet të presim për diagnozat”, tha Martinez.
Belgjika takohet me Italinë të premten në Munih, pra De Bruyne dhe Hazard i kanë pesë ditë për t’u riaftësuar.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…