sport

U ble përfundimisht nga Mallorca, zbulohet paga e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi u ble përfundimisht nga Mallorca, me skuadrën spanjolle që pagoi 10 milion euro te klubi i Lazio.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës raportohet se ka firmosur kontratë 5-vjeçare, teksa tashmë është zbuluar edhe paga që do të marrë.

Të lidhura

None found

Sulmuesi paguhej në Lazio 5 milionë euro bruto në vit dhe të njëjtën rrogë do ta merrte në Mallorca, nëse do të nënshkruante për katër vjet, shkruan mediumi spanjoll “UltimaHora”.

Por, prizrenasi e pranoi uljen e rrogës në 4,3 milionë euro bruto, vetëm për të nënshkruar më gjatë, pra për pesë vjet.

Më saktësisht, Muriqi do t’i marrë diku mbi 2 milionë euro neto në vit në klubin ishullor spanjoll.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes e pati një gjysmë sezoni mjaft pozitiv në La Liga, ku i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në 16 ndeshje.

Tash, “Pirati” synon ta vazhdojë këtë formë solide dhe të kontribuojë në sukseset e Mallorcas.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

56 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago