sport

U bë milioner në SHBA por u harrua, futbollisti i Kombëtares vendos të kthehet aty ku mori famë dhe u bashkohet “ujqërve”

Aventura e Xhakomo Vrionit në Itali ka mbaruar shumë më shpejt se sa mendohej. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka dhënë lamtumirën Çezenës dhe është zyrtarizuara sot si futbollisti më i ri i Volfsberger në kampionatin austriak.

Vrioni u largua në vitin 2022 drejt SHBA ku luajti me Nju Inglënd dhe Montreal në MLS. Një aventurë që e bëri milioner pasi përfitoi më shumë se 6 milionë dollarë në katër vite, por që e la në hije sa i përket futbollit të rëndësishëm dhe e largoi edhe nga radhët e Kombëtares.

Të lidhura

None found

Tani Vrioni është kthyer në Austri, ku ka firmosur për dy vite në një kampionat që njeh mirë, pasi në vitin 2022 ai u largua nga atje si golashënuesi më i mirë i tij, duke ndarë vendin e parë me Karim Adejemin.

“RZ Pellets WAC njofton firmën me sulmuesi 27-vjeçar Xhakomo Vrioni.

Futbollisti i lindur në Itali i bashkohet klubit nga skuadra e Serisë B, Çezena. Futbollisti i cili më parë ka luajtur me moshat e Italsië dhe më pas me Kombëtares shqiptare, ka lënë shenjën e tij në Bundesligën austriake. Në sezonin 2021-2022, futbollisti i huazuar asokohe nga Juventusi, luajti nën drejtimin e Tomas Silberberger tek WSG Tirol dhe me 19 gola, ndau titullin e golashënuesit më të mirë me Karim Adejemin.

Pas dy etapave në MLS me Nju Inglënd (22 gola në 78 ndeshje) dhe CF Montreal (4 gola në 10 ndeshje), ai u kthye në Itali 6 muaj më parë për t’u bashkuar me Çezenën. Tani ai kthehet në Bundesligën austriake, ku lojtari 188 cm i gjatë ka firmosur një kontratë dyvjeçare me “ujqërit”, shkruhej në njoftimin e klubit austriak.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago