sport

U akuzua se ishte transgjinore, Khelif çon në gjyq Musk, JK Rowling dhe Trump

Imane Khelif ishte një nga sportistet që u vu në qendër të vëmendjes gjatë këtyre Lojërave Olimpike, pasi u akuzua se ishte një transgjinore.

Edhe pse kishte shumë akuza ndaj saj, ajo arriti sërish të fitonte medaljen e artë në boks dhe menjëherë pas kësaj ka nisur një rrugë gjyqësore ndaj dy personazheve të njohur, të cilët e kishin akuzuar publikisht, Elon Musk dhe JK Rowling, ndërsa një emër i përmendur është dhe ai i Donald Trump.

Avokati i Khelif, Nabil Boudi tha për Variety : “JK Rowling dhe Elon Musk janë përmendur në padi, Trump shkroi në Twitter, kështu që pavarësisht nëse ai përmendet apo jo në padinë tonë, ai në mënyrë të pashmangshme do të shqyrtohet si pjesë e prokurorisë. Ajo që ne kërkojmë është që prokuroria të hetojë jo vetëm këta persona, por këdo që e ndjen të nevojshme. Nëse çështja shkon në gjykatë, ata do të dalin në gjyq”.

Algjeriania ka lindur femër dhe nuk identifikohet si transgjinore apo interseks, por Khelif u përball me kritika në mediat sociale nga një numër figurash publike duke thënë se ajo është mashkull dhe nuk duhet të marrë pjesë.

Autorja e Harry Potter-it, Rowling, sulmoi Khelif pas fitores së saj ndaj boksieres italiane Angela Carini. Kjo e fundit e la ndeshje e raundit të 16 vetëm pas 46 sekondash, duke refuzuar t’i shtrëngonte dorën Khelifit dhe duke pretenduar se ajo kurrë nuk ishte goditur aq fort.

Rowling e akuzoi Khelifin se ishte një burrë që shijonte shqetësimin e një gruaje që sapo e goditi me grusht në kokë.

Musk, ndau një postim rreth Khelif duke pretenduar se burrat nuk i përkasin sporteve të grave. Dhe Trump postoi një foto nga lufta Khelif-Carini me mbishkrimin: “Unë do t’i mbaj burrat jashtë sporteve të grave!”.

të fundit

Një shenjë në gjoks i tërheq vëmendjen Kylie Jenner-it gjatë daljes në tapetin e kuq

Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen në daljen e saj të fundit në tapetin e kuq, por këtë herë jo vetëm…

1 minute ago

DAP publikon listën e debitorëve: 5.200 qytetarë dhe kompani me mbi 14 miliardë denarë detyrime

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar listën e fundit të debitorëve të nëntorit, e cila përfshin një total…

3 minutes ago

Kur inteligjenca artificiale kryen punën, çfarë ndodh me aftësitë tona? Studimi paralajmëron për rrezikun

Përdorimi i një mjeti të inteligjencës artificiale për të hartuar një raport ose për të lexuar një skanim duket sikur…

5 minutes ago

Kush janë kandidatët për të marrë drejtimin e Nvidias pas Jensen Huangut?

Nvidia po përballet me një situatë që deri pak kohë më parë dukej pothuajse e paimagjinueshme: një të ardhme pa…

6 minutes ago

Kurti zhvillon takimin e parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar, në kuadër të Samitit…

7 minutes ago

EU office in Kosovo raises concerns over proposed changes to the Law on Specialist Chambers

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me njoftimin për votimin e mundshëm nesër në Kuvendin e…

17 minutes ago