Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel ka treguar sekretin e sulmuesit Harry Kane, i cili sipas tij pinë shumë kafe të llojit ‘cappuccino’.
Kane po shkëlqen te Bayerni në sezonin e tij të parë, pasi ka shënuar 44 gola në 44 ndeshje në të gjitha garat, duke e vendosur atë si golashënuesi më i mirë në futbollin evropian mbi Kylian Mbappe (43 gola me PSG) dhe Erling Haaland (36 me Man Cityn).
‘9’-shi anglez është golashënuesi më i mirë në Bundesligë dhe momentalisht Këpuca e Artë në futbollin evropian me 36 gola përveç tetë golave që e bëjnë atë golashënuesin më të mirë në Ligën e Kampionëve së bashku me Mbappen.
Ish-ylli i Tottenham Hotspur tashmë e ka tejkaluar sezonin e tij më të mirë ndonjëherë për sa i përket golave (41 me Spurs në 2017/18), duke i dhënë skuadrës së Tuchel opsionin për të ëndërruar trofeun e Ligës së Kampionëve.
“Jam i lumtur që mund të ndihmoj ekipin me golat e mi. Jam i lumtur dhe po e njoh ekipin gjithnjë e më mirë”, ka thënë Kane, i cili po pushton çdo fushë futbolli në Ligës së Kampionëve.
Dhe përpara se të vizitoj Santiago Bernabeun për t’u përballur me Real Madridin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, trajneri gjerman foli për sulmuesin e tij, duke treguar një nga ‘sekretet’ e tij.
“Sasia e cappuccino-ve që ai pi në ditë është qesharake. Është shumë e habitshme. Sa herë që shkoj në kuzhinë, ai është para aparatit të kafesë duke pirë një cappuccino”, ka thënë fillimisht Tuchel.
“Natyrisht, ai është i mirë. Ai duket i shëndetshëm dhe është në formë të mirë. kështu që fillova ta bëj edhe unë”, përfundoi me shaka trajneri gjerman. /Telegrafi/
Prej orës 18:00 të datës 19 gusht 2025, ka humbur çdo kontakt me familjen shtetasi Florian Simon Gjermeni, 44 vjeç,…
Dy aksidente në punë janë regjistruar gjatë orëve të fundit në kantieret e ndërtimit të pallateve në Tiranë, ku dy…
Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë me një projekt modern që do të transformojë…
Një mekanik 68-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën ditën e djeshme, gjatë punimeve në kantierin e ujëmbledhësit të kanalit të…
Deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu, në një deklaratë nga selia blu, ka dencuar atë që po ndodh me…
Në një aksident autobusi në Irschenberg të Gjermanisë u plagosën 30 persona. Autostrada A8 u detyrua të mbyllet. Në orën…