Categories: sport

Tuchel hedh poshtë varësinë e Anglisë nga Kane pas 0-0 me Ganën

Thomas Tuchel ka kundërshtuar pretendimet se Anglia varet së tepërmi nga Harry Kane për të gjetur golin, pasi “Tre Luanët” mbetën pa shënuar në barazimin 0-0 ndaj Ganës në Kupën e Botës.

Pas këtij rezultati, anglezët do të duhet të presin ndeshjen e së shtunës kundër Panamasë për të vulosur kalimin në fazën eliminatore. Skuadra e drejtuar nga Carlos Queiroz u paraqit e organizuar mirë dhe ia doli ta mbajë Anglinë larg portës gjatë gjithë takimit.

Të lidhura

None found

Gjatë ndeshjes, Anglia pati 78.8 për qind të posedimit të topit, përqindja më e lartë që ka regjistruar ndonjëherë në një duel të Kupës së Botës. Po ashtu, kjo është shifra më e lartë e posedimit në historinë e turneut, që nga viti 1966, për një ekip që nuk ka arritur të shënojë.

Anglezët realizuan 19 goditje, duke vendosur numrin më të lartë të tentativave pa gol në një ndeshje Botërori që nga barazimi 0-0 me Nigerinë në vitin 2002. Në krahun tjetër, dy goditjet e Ganës ishin mes shifrave më të ulëta të regjistruara nga një përfaqësuese në këtë edicion të Kupës së Botës.

Mundësia më e pastër e takimit iu paraqit kapitenit Harry Kane në pjesën e dytë, por sulmuesi anglez e dërgoi topin mbi kuadrat pasi sfera ishte kthyer nga traversa.

Pavarësisht kësaj, Tuchel refuzoi idenë se ekipi i tij është i lidhur në mënyrë të tepruar me kapitenin për të prodhuar gola.

“Argjentina a mbështetet tepër te Messi dhe Franca te Mbappe? Kështu është futbolli”.

“Të mbështetesh te Harry është diçka e natyrshme, sepse ai e do përgjegjësinë dhe e merr përsipër atë”.

“Ai nuk ishte i përfshirë aq sa do të donim ne, por ndeshja ishte shumë e ngushtë. Ne mbështetemi te Harry sepse mundemi dhe sepse ai është sulmuesi ynë, por nuk jemi të mbivarur prej tij”, deklaroi Tuchel.

Anglia tani numëron 23 barazime në historinë e saj në Kupën e Botës, ndërsa 13 prej tyre kanë përfunduar me rezultatin 0-0. Të dyja këto shifra përbëjnë rekord në historinë e kompeticionit./

të fundit

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Elbasan, detajet e para

Mëngjesin e kësaj të mërkure, një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Elbasan. Sipas Policisë, një sasi lënde plasëse…

1 minute ago

E rëndë në Krujë/ Dh*nohet efektivi i policisë, u godit me sende të forta nga vëllezërit e vajzës që fliste në rrjete sociale!

Një punonjës policie është dhunuar mbrëmjen e së martës, 6 Tetor, për motive banale. Sipas raportimeve, ai ishte jashtë shërbimit…

7 minutes ago

Thomas Brdaric largohet nga Malisheva dhe merr drejtimin e Al-Bukayriyah në Arabinë Saudite

Klubi nga Arabia Saudite, Al-Bukayriyah ka njoftuar zyrtarisht afrimin e trajnerit Thomas Brdaric, i cili së fundmi ishte trajner i…

8 minutes ago

Antonio Rudiger drejt largimit nga Real Madridi në fund të sezonit

Antonio Rudiger mund të jetë në rrugën e largimit nga Real Madridi në fund të këtij sezoni, pasi qendërmbrojtësi gjerman…

14 minutes ago

After failed execution attempt, 50-year-old woman wakes up and speaks but remains in critical condition and restrained to hospital bed

Christa Pike, 50 vjeçe, është zgjuar dhe ka nisur të flasë, gjashtë ditë pasi ekzekutimi i saj me injeksion vdekjeprurës…

14 minutes ago

Spectacular escape after prison leave/Alket Rizai suspected of fleeing to Albania or Kosovo! He used a police signal device to avoid checks

Detaje të tjera mësohen në lidhje me arratistjen e Alket Rizait në muajin shtator në Greqi. Ai u zhduk pa…

15 minutes ago