Chelsea mund të merrte edhe më shumë, por në fund u mjaftua më një barazim 1-1 në Madrid, përballë vendasve. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel, i cili ishte i kënaqur me lojën në pjesën e parë qan rastet e humbura.
“E nisëm ndeshjen shumë mirë, kishim kurajë dhe cilësi. E merituam ta fitonim pjesën e parë, pasi i patëm rastet. Fatkeqësisht, ata shënuan nga një goditje standarde dhe nuk bënë asgjë tjetër më pas. Ne nuk u lejuam asnjë rast të pastër. Ishte rezultat zhgënjyes në fundin e pjesës së parë.
Duhet të qëndronim të qetë dhe të mos humbnim besimin. Pjesa e dytë ishte shumë taktike. Dukej qartë se ishim të lodhur. Kishim vetëm pak ditë për t’u rikuperuar nga një tjetër ndeshje e vështirë në transfertë, por duhet të jetojmë me këtë rezultat 1- 1. E merituam golin dhe duhet të kishim shënuar të paktën edhe një më shumë.
Pësuam gol pak a shumë nga asgjëja, por që është diçka që ndodh përballë lojtarëve me cilësi të mëdha. Do të përpiqemi që ta fitojmë ndeshjen e ardhshme. Tri ndryshimet e menjëhershme i bëra sepse e pashë skuadrën të lodhur. Në gjendje jo të mirë ishin edhe Azpilicueta, Pulisic e Timo Werner”, u shpreh Tuchel.
Gerond Meçe, në dëshminë e tij dhënë prokurorëve ka zbardhur me detaje se çfarë ndodhi në 5 orët e pengmarrjes.…
Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë detaje nga dosja hetimore e AKSHI-t, ku flitet dhe për rrëmbimin e biznesmenit…
Këngëtari nga Ferizaj, Mentor Haziri, është rikthyer sërish në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Ai u largua nga Big…
Disa persona u arrestuan mbrëmjen e kaluar gjatë protestës së opozitës, ku mes të arrestuarve rezulton edhe një shtetas nga…
Dy muaj pas vendimit të Bashkisë Kamëz për shtrenjtimin e biletës së transportit urban, një vendim i shoqëruar me akuza…
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Fjollës, Albës dhe Shkurtës, ku këngëtarja u ballafaqua me të dyja me nervozizëm…