Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munich në fundin e sezonit. Vendim që e bënë publik kampionët e Gjermanisë me anë të një komunikate zyrtare. 50-vjeçari u emëruar trajneri i Bayernit më 24 mars të vitit të kaluar.
Vjet fitoi titullin, më shumë për gafë të Dortmundit se për meritë të Bayernit, ndërkohë që ky sezon nuk po shkon aspak mirë. Pasi nisi me humbjen e Superkupës së Gjermanisë dhe eliminimin nga Kupa.
Titulli është afër Bayer Leverkusenit, ndërkohë që duhet përmbysur humbja 1-0 ndaj Lazios për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League.
Tuchel shpreson të rikthehet gjatë verës në Premier League, aty ku bëri mjaft mirë me Chelsean, ekip me të cilin fitoi Championsin.
Ndërkohë, ëndrra e madhe e drejtuesve të Bayernit është Xabi Alonso, trajneri që po shkëlqen në stolin e Bayer Leverkusenit.
Gjithsesi, për të mbërritur te spanjolli nuk do të jetë një mision i thjeshtë. Pasi prej kohësh Liverpooli e ka piketuar si pasardhësin e Jurgen Klopp.
Është mbyllur java e 17-të në Serie A, me Mërgim Vojvodën që ka shkëlqyer me skuadrën e tij, Komo. Ai…
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, u pyet nëse Ergys Agasi ka qenë apo jo pjesë e skuadrës së AKSHI-t,…
Pas një periudhe të gjatë heshtjeje pas tragjedisë personale, reperi nga Peja, Gjesti, ka rikthyer aktivitetin e tij në rrjetet…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve paraprake nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025.…
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, kryetari i partisë Demokratike, akuzoi nga konferenca e radhës për mediat ditën e sotme, kryeministrin…
Së fundmi, gjatë spektaklit të sotëm të BBVK u transmetua një klip përmbledhës me disa nga momentet më të ndjera…