Teksa Kupa e Botës që po zhvillohet në Amerikën e Veriut po hyn në fazën përmbyllëse, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se dëshiron që SHBA-të të jenë sërish nikoqire të turneut në një të ardhme të afërt. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një pritjeje në Nju Jork, përpara finales së së dielës.
None found
Në edicionin e këtij viti, Shtetet e Bashkuara kanë pritur 78 nga 104 ndeshje gjithsej, përfshirë të 12 përballjet që nga çerekfinalet e deri në fund të garës.
Pavarësisht kësaj, Trump synon që Botërori i ardhshëm të organizohet i tëri nga SHBA-të, pa bashkëorganizatorë.
“Ju duhet të rizgjidhni Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por këtë herë do të lëmë jashtë Kanadanë dhe Meksikën si pritëse”, u shpreh Trump gjatë pritjes në Trump Tower.
Botërori i vitit 2038 mbetet gara e radhës për të cilën ende nuk është caktuar vendi pritës. Në aspektin historik, një afat 12-vjeçar do të konsiderohej i shkurtër për një shtet që synon të organizojë sërish Kupën e Botës, megjithëse FIFA është larguar disi nga ky parim me vendimet për turnetë e viteve 2030 dhe 2034.
Kupa e Botës 2030, që përkon me 100-vjetorin e saj, do të zhvillohet në Afrikë, me Marokun, në Evropë, me Spanjën dhe Portugalinë, si edhe në Amerikën e Jugut, me Uruguain, Argjentinën dhe Paraguain. Ndërkohë, Botërori i vitit 2034 do të mbahet në Arabinë Saudite, në Azi. Sipas rregullave aktuale të FIFA-s për organizimin, Amerika e Veriut dhe Oqeania janë kontinentet e vetme që mund të presin turneun e vitit 2038.
Trump bëri të ditur gjithashtu se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e kishte kontaktuar për mundësinë që SHBA-të dhe Kina të organizojnë bashkërisht Kupën e Botës në të ardhmen. //
Veprimtari Saim Tahiraj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me qëndrimet e saj për Gjykatën Speciale, duke e akuzuar…
Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, duke ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka lansuar kampanjën “Dhuro Made in Kosova”, me qëllim të promovimit të produkteve…
Këtë të shtunë, studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë…
Goli i Taulant SeferitNdërsa po luhet pjesa e dytë e ndeshjes Kayserispor – Sariyer, 3-0, e vlefshme për javën e…
Manchester City është ndalur me barazim 1-1 ndaj Fulhami në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Ligën Premier.Ekipi…