sport

Tronditet futbolli anglez/ Mesfushori Iv Bisuma pezullohet nga klubi, zbulohet arsyeja

Vetëm përpara një viti u kap duke përdorur oksid azoti, i njohur si ‘droga e të qeshurit’… Por ja që mesfushori i Totenhemit, Iv Bisuma, është pezulluar nga klubi londinez, përsëri për të njëjtën arsye.
Sipas ‘The Sun’, Totenhem hapi një hetim të ri, pasi lojtari dyshohet se i dërgoi një video një gruaje, që po konsumonte oksid azoti. Ajo thuhet se ia dha videon shtypit dhe klubi u informua më pas.

“Nuk mund ta besoja atë që po shihja. Po thithte gazin përmes tullumbace pa asnjë problem, edhe pse ishte pezulluar për diçka të tillë”, i tha të njëjtit burim gruaja në fjalë, e cila ishte ftuar nga Bissouma në një festë.

Të lidhura

None found

‘The Sun’ raporton se konsumimi i oksidit të azotit mund të shkaktojë dëmtime të trurit, depresion, humbje të kujtesës, mosmbajtje urinare, halucinacione ose dëmtime të tjera serioze.

Lojtari nga Mali, kapiteni i ekipit të tij kombëtar, tani mund të përballet me një ndëshkim të rëndë, pasi kohët e fundit u kritikua nga trajneri i Totenhemit, Tomas Frenk, për vonesë të shpeshtë në mbledhjet e ekipit.

Është interesante edhe fakti se lojtari fshiu të gjitha referencat për klubin nga profili i tij në rrjetet sociale. Këtë sezon, 29-vjeçari nuk ka luajtur ende asnjë minutë. Sezonin e kaluar 2024/25, ai u aktivizua në 44 ndeshje të “Spurs”, duke shënuar dy gola.

të fundit

ASH: Fëmijëve shqiptarë në Idrizovë ende u mohohet arsimi në gjuhën amtare

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me nxënësit shqiptarë në Idrizovë, të cilëve nuk u mundësohet mësimi në gjuhën…

1 minute ago

Besiktasi shqyrton largimin e Milot Rashicës

Milot Rashica mund t’i japë fund aventurës te Besiktasi, pavarësisht se kontrata e tij me klubin turk është ende aktive.Sipas…

4 minutes ago

Superkompjuteri i Opta-s zbulon favoritët e Serie A për sezonin e ri, surpriza renditet e dyta

A mund ta mbrojë Interi titullin e Serie A ? Kush do të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve? Dhe…

4 minutes ago

AAK akuzon Qeverinë Kurti për shkelje kushtetuese dhe keqpërdorim të buxhetit

Aleanca ka mbajtur konferencë për medie me ç’rast ka ngrit akuza ndaj qeverisjes Kurti lidhur me shkelje kushtetuese dhe dëme…

7 minutes ago

UK Poll: Confrontation with France Seen as More Effective in Stopping Small Boats in the English Channel

Më shumë britanikë besojnë se përpjekjet për të ndaluar ardhjen me gomone të emigrantëve drejt brigjeve angleze përmes ngushticës së…

8 minutes ago

Trump Escalates Clash with Iran, Publishes Map of Hormuz as U.S. Territory

Ngushtica e Hormuzit, territori i ri i Shteteve të Bashkuara: Donald Trump nuk tërhiqet nga ideja e tij, por së…

8 minutes ago