Categories: sport

Triumf dhe para, ky është shpërblimi që marrin lojtarët e Italisë

Triumfi i të kaltërve në Europian, është një sukses edhe për arkat e Federatës Italiane të Futbollit. Duke fituar turneun, Italia ka arkëtuar maksimumin e mundshëm, 28.25 milionë euro, falë tre sukseseve në tre ndeshje të luajtura në fazën e grupeve.

Një rezultat me të cilin të kaltërit bëhen skuadra që ka futur në arkë më shumë miliona nga çmimet e Uefa-s në historinë e Europianit, 99.2 milionë euro saktësisht. Kanë kaluar Portugalinë që ishte në komandë dhe tani është një milionë euro poshtë italianëve. Një përqindje e shumës së arkëtuar nga Federata do të shkojë edhe si shpërblim për lojtarët, akordi mes Presidentit Gravina dhe të kaltërve parashikon nga 250 mijë euro për kokë për kampionët, ndërkohë që ishin parashikuar shpërblime prej 200 mijë eurosh për vendin e dytë dhe 150 mijë euro për gjysmëfinalet.

Natyrisht që çmimet e Uefas nuk janë aq të mëdha sa për Championsin, por gjtihsesi një shumë e konsiderushme, duke patur parasysh edhe faktin që Covidi reduktoi një pjesë të mirë të të ardhurave të turneut, pasi shtyrja me një vit bëri që të humbej rreth 30% nga shuma totale,  dhe si rrjedhojë, u reduktuan edhe shpërblimet për 24 skuadrat finaliste. Tani skuadrat pjesëmarrëse ndajnë mes tyre 331 milionë ,11% më pak se sa shuma e parashikuar paraprakisht prej 371 milionë eurosh.

Gjithsesi mbetet një rekord. Në 2016-ën shuma totale ishte 301 milionë euro. Herën e parë që u shpërndanë shpërblimet e UEFA-s në 1996, 16 skuadrave finaliste ju shpërndanë 55 milionë euro. Futbolli ka ndryshuar shumë që nga ajo kohë. Fitojnë edhe klubet, në bazë të pjesëmarrjes së lojtarëve respektive në turne, në bazë të periudhës në të cilën impenjohen lojtarët e tyre, rreth 200 milionë euro që shpërndahen për 624 lojtarët e grumbulluar në Europian.

të fundit

Zelensky konfirmon dorëheqjen nëse arrihet një armëpushim

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se do të japë dorëheqjen pas përfundimit të luftës, duke shtuar se nuk ka ndërmend të…

22 minutes ago

Kelly tregon për përmirësimet pas paralizës faciale: Jam në rikuperim

Ish-banori i “Big Brother Albania” dhe këngëtari i njohur, Kelly, ka ndarë një lajm që ka gëzuar fansat e tij…

33 minutes ago

Reshje shiu, dhe ulje temperaturash? Ja si parashikohet moti për ditën e nesërme

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira…

36 minutes ago

Sllovenia i ndalon Benjamin Netanyahut hyrjen në territorin e saj

Sllovenia i ka ndaluar kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu. Ky veprim erdhi pas një ndalimi ndaj dy ministrave të ekstremit…

49 minutes ago

“Ose do ishim më të fortë, ose do ndaheshim”, Blerta Celibashi rrëfen mes lotëve lidhjen me Princ Lekën

"Dhe kjo gjëja ose do na bënte më të fortë bashkë, ose do na ndante....", kështu është shprehur Blerta Celibashi…

50 minutes ago

Kjo është shenja më e pafat e zodiakut nga të gjitha

Nëse supozojmë se çdo shenjë e zodiakut ka karakteristikat e veta dhe çdo person e formon, deri në një farë…

1 hour ago