Categories: sport

Tri rrugët e mundshme që mund ta çojnë Infantinon drejt largimit nga presidenca e FIFA-s

Gianni Infantino po përballet me presion gjithnjë e më të madh për të mbajtur postin e presidentit të FIFA-s. Sipas zhvillimeve të fundit, janë identifikuar tri skenarë përmes të cilëve ai mund të largohet nga drejtimi i institucionit më të madh të futbollit botëror.

Të lidhura

None found

Debati u ndez në fillim të kësaj jave, kur Infantino paraqiti një projekt që do të hapte rrugën për investime të jashtme, minoritare dhe pa kontroll, në një kompani të re të FIFA-s me emrin FIFA Forward Enterprise (FFE).

Mes emrave të përmendur si investitorë të rëndësishëm ishte Thrive Capital, kompani amerikane në pronësi të Joshua Kushner, dhëndrit të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump. FIFA synonte të siguronte afërsisht 20 miliardë dollarë përmes këtij projekti.

Të 211 federatat pjesë e FIFA-s duhej të shprehnin mbështetjen e tyre për propozimin deri më 19 shtator, çka do t’u mundësonte të përfitonin deri në rreth 35 milionë euro. Megjithatë, federatat filluan ta kundërshtojnë nismën e Infantinos.

Të enjten (30 korrik), UEFA doli me një reagim të ashpër, duke paralajmëruar se mund të bojkotojë Kupën e Botës në rast se zbatohet plani i presidentit të FIFA-s. Pozicionin e UEFA-s e mbështetën gjithashtu konfederatat CONCACAF dhe AFC.

Pas kundërshtimeve publike ndaj projektit FFE, korrespondenti sportiv i Sky News, Rob Harris, raportoi se lëvizjet për largimin e Infantinos nga detyra “po përshpejtohen”. Ai ka evidentuar tri mundësi që mund të çojnë në përfundimin e mandatit të tij.

Mundësia e parë lidhet me një votë mosbesimi nga federatat. Statuti i FIFA-s parashikon që 20% e anëtarëve të organizatës, pra 43 federata, mund të kërkojnë mbledhjen e një kongresi të jashtëzakonshëm brenda tre muajve.

Në një kongres të tillë, mund të propozohet futja në rend dite e një votimi për shkarkimin e presidentit.

Një tjetër rrugë do të ishte përmes organeve ekzekutive të FIFA-s. Komiteti i Etikës mund të hapë hetime nëse ka dyshime se presidenti ka cenuar kodin etik të institucionit.

Në rast se konstatohen shkelje, ky komitet mund të vendosë sanksione, duke përfshirë edhe pezullime të gjata nga veprimtaritë futbollistike.

Gjithsesi, pasi aktualisht nuk është evidentuar ndonjë shkelje e qartë etike, ky variant vlerësohet si më pak i mundshëm.

Skenari i tretë është humbja në zgjedhjet presidenciale. Infantino pritet të garojë përsëri për një mandat tjetër në marsin e ardhshëm.

Ai do të mund të largohej nga posti nëse Kongresi i FIFA-s zgjedh të votojë për një kandidat tjetër.

të fundit

Trump dhe Putin diskutojnë uljen e tensioneve, ndërsa në Miami shqyrtohen rrugët për paqe në Ukrainë

Lufta në Ukrainë zuri pjesën më të madhe të telefonatës së të premtes mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit, sipas…

12 seconds ago

Arne Slot rikthehet në futboll me një rol të ri te UEFA

Arne Slot ka gjetur një rol të ri në futboll, katër muaj pasi u shkarkua nga Liverpooli. Trajneri holandez do…

32 seconds ago

Filipçe: The sacrifice of our predecessors was to build the state, not to leave it behind

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në Prilep, me rastin e 85-vjetorit të Kryengritjes Popullore dhe luftës antifashiste, deklaroi se brezi…

3 minutes ago

Five prosecutors vie to lead the Organized Crime Prosecutor’s Office after Islam Abazi

Pesë prokurorë publikë kanë kandiduar për postin drejtues në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit,…

4 minutes ago

Hyseni: Detention of Nagavci and MPs at the Serbian border was a politically significant and unjustifiable incident

Arbërie Nagavci, bashkë me deputetet Fatmire Kollçaku e Liza Gashi dhe këshilltarin politik Ragmi Mustafi, u ndaluan nga policia serbe…

5 minutes ago

Balluku case among SPAK’s most important, Ledio Braho says investigation could lead to a new measure

Avokati Ledio Braho, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar hetimet e SPAK ndaj figurave të politikës,…

6 minutes ago