Categories: sport

Tresoldi lë të hapur zgjedhjen mes Gjermanisë dhe Italisë: Kam folur me Kloppin, Mancinin dhe federatat

Nicolo Tresoldi, sulmuesi i Club Brugge, tërhoqi vëmendjen pas het-trikut të shënuar në “San Siro” kundër Interit në Ligën e Kampionëve. Pas kësaj paraqitjeje, 22-vjeçari foli edhe për të ardhmen e tij në nivel ndërkombëtar, e cila mbetet e hapur mes Gjermanisë dhe Italisë.

Të lidhura

None found

“Është një çështje e rëndësishme. Për këtë temë janë thënë edhe gjëra që nuk janë të vërteta. Jam i kënaqur me atë që po bëj në Gjermani, ndërsa më pas do të shohim”, deklaroi Tresoldi.

Ai pranoi se të dyja kombëtaret kanë shumë sulmues cilësorë. “Në Gjermani dhe Itali ka shumë sulmues që janë më të mirë se unë. Ndoshta pas ndeshjes së sotme ndihem disi më i sigurt në aftësitë e mia”, u shpreh futbollisti.

Tresoldi bëri të ditur se për këtë çështje ka zhvilluar biseda me Jurgen Kloppin, Roberto Mancinin, si dhe me përfaqësues të federatave të Gjermanisë dhe Italisë.

“Kam folur me Kloppin, Mancinin dhe federatat e të dyja vendeve. Ata e kanë kuptuar mënyrën se si i shoh gjërat”, tha sulmuesi.

Edhe lidhja e tij me Italinë mbetet e fortë. “Në shtëpi flas gjithmonë italisht dhe kam lindur në Itali. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, theksoi ai.

Ndërkohë, Tresoldi deklaroi se aktualisht po shijon aktivizimin me Gjermaninë U21. “Po kënaqem duke luajtur me Gjermaninë U21. Kemi një Kampionat Evropian përpara dhe ai është një trofe që babai im e ka fituar me Italinë, ndaj edhe për mua është një objektiv. Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi sulmuesi.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

2 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

2 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

2 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

2 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

2 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

2 hours ago