Rapid Bukuresht ka shënuar fitore ndaj Craiovas me rezultat 4-3 në një ndeshje që skuadra ku paraqiten tre përfaqësuesit e Kosovës, Albion Rrahmani, Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi ishin duke humbur me dy gola, por u kthyen dhe morën triumfin.
Rapidi e nisi ndeshjen në sulm me të tre Rrahmanin, Hasanin dhe Krasniqin, ku që të tre ishin protagonist.
Ermal Krasniqit shënoi golin për 1-1 me një goditje nga distanca, që erdhi pas asistimi të Florent Hasanit.
Albion Rrahmani shënoi golin për 2-3 duke e kthyer në gol një penallti që e fitoi vet, ndërsa pastaj shënuan edhe dy herë për të fituar ndeshjen 4-3.
Tre lojtarët kanë qenë ndër më të vlerësuarit nga SofaScore, me Hasanin që kishte notën më të lartë 7.9.
Pas tij ishte Krasniqi që u vlerësua me notën 7-2, ndërsa Rrahmani mori notën 6.9.
Hasani dhe Krasniqi këtë afat kalimtar kaluan te Rapid, ndërsa Albion Rrahmani është në këtë klub që nga fillimi i sezonit. /Telegrafi/
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të enjten se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në vend do të hyjë në fuqi…
Baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës janë ngarkuar ditën e sotme, rreth orës 14:00 për t’u transportuar drejt…
Në një kohë kur Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, numri dy i qeverisë ka depozituar rekurs në…
Eria Ago e cila dyshohet se ka ndihmuar Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, ka kërkuar lirinë në Gjykatën…
Ditën e sotme, vendimi i Apelit të GJKKO-së për dosjen “5D” që shpalli të fajshëm të akuzuarit e Bashkisë së…
Milionat e ndara prej vitesh nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës - të menduara si mbështetje për mbijetesën…