Karim Benzema është i vetmi përfaqësues i treshes së famshme BBC në Madrid dhe po e mban flamurin lart.
Të mërkurën ai shënoi dy gola dhe dhuroi dy asistime, të cilat e bëjnë atë lojtarin me më shumë gola dhe më shumë asistime në 5 ligat më të forta të Evropës.
None found
Me fjalë të tjera, sulmuesi francez ka marrë pjesë drejtëpërdrejt në 15 nga 22 golat e shënuar nga ekipi i Ancelottit deri më tani, 68%.
Numra që lejojnë Karimin të jetë sulmuesi i vetëm në Evropë që mund konkurojë Lewandowskin dhe Haaland.
E vërteta është se numrat e Benzema në 2021 janë tashmë për “Topin e Artë”. Francezi në fakt barazohet me Lewandwëskin i cili gjithashtu ka marrë pjesë në 34 gola, duke shënuar 31 dhe asistuar 3 herë ndërsa lojtari i Real Madridit ka shënuar 23 dhe asistuar 11 herë.
Messi është i treti në 2021 duke u përfshirë në 31 gola, njëjtë dhe Haaland dhe më pas vjen Mbappe e Lukaku.
Tani për tani 287 gola të Benzemas me fanellën e Real Madridit e afrojnë atë me rekordin e Carlos Santillana (290) dhe synon mitin e historisë së klubit të bardhë, Alfredo Di Stefano, i cili ka shënuar 308 gola.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…
Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Edi Gusia, ka kërkuar që në rastin…
Sulmuesi Edon Zhegrova ka krijuar plot nëntë shanse këtë sezon, i dyti me më së shumti pas Douglas Luizit, pavarësisht…
Një tregtar 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi vendosi në raftet e dyqanit të tij tabela me…
Ndeshja mes Arsenalit dhe Fleetwood Townit në EFL Cup angleze u ndërpre vetëm pas dy minutash lojë, pasi një dron…
Në Komisionin e Ligjeve, deputetët socialistë votuan në favor të ndryshimit të dy neneve të ligjit për Bankën e Shqipërisë.…