Barcelona po kërkon të stabilizojë më tej financat e saj dhe mediat katalanase raportojnë se klubi është i gatshëm të ndahet me disa futbollistë përpara përfundimit të merkatos së verës.
Prioriteti i drejtuesve është sigurimi i të ardhurave të tjera, të nevojshme për operacionet e fundit në treg. Katalanasit synojnë të shtojnë forca në sulm, ndërsa mbetet e hapur edhe mundësia për transferimin e një mbrojtësi të ri.
None found
Lëvizja më e madhe e realizuar deri tani është transferimi i Ferran Torres te PSG. Shuma e këtij operacioni mund të shkojë në rreth 50 milionë euro, ndonëse lojtarit i kishte mbetur vetëm një vit kontratë me Barcelonën.
Klubi ka larguar gjithashtu edhe futbollistë të tjerë, mes tyre disa të formuar në akademinë “La Masia”. Ndërkohë, Ronald Araújo është huazuar te Liverpooli, me ekipin anglez që ka marrë përsipër pagesën e rrogës së tij.
Sipas gazetës katalanase “Sport”, Marc Casadó, Alejandro Balde dhe Héctor Fort janë tre emrat nga të cilët Barcelona mund të përfitojë rreth 100 milionë euro nëse arrin t’i shesë.
Mungesa e tyre në listën e lojtarëve të grumbulluar për përballjen kundër Elches shihet si një tregues se qëndrimi i tyre në “Camp Nou” nuk është i sigurt.
Barcelona do të vlerësojë propozimet që mund të mbërrijnë për këta tre lojtarë deri më 1 shtator, kur mbyllet afati kalimtar. Shitja e tyre mund të ketë rol vendimtar në realizimin e planeve të klubit për ditët e mbetura të merkatos.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…