Fanella me numrin 10 e Lamine Yamal po shitet me sukses të jashtëzakonshëm në dyqanet përreth Barcelonës.
Klubi ka vendosur që 17-vjeçari të jetë tashmë bartësi më i përshtatshëm i kësaj fanelle historike.
Tani është koha e 17-vjeçarit, të marrë në dorë fanellën e numrit 10 dhe shumë thonë se ai ka potencialin për të fituar Topin e Artë këtë vit duke shkëlqyer me Barcelonën.
Duke qenë se numri 10 ka një rëndësi të veçantë në historinë e Barcelonës, ja 10 lojtarët e fundit që e kanë mbajtur këtë fanellë legjendare.
1/ Roger García
Spanjolli e veshi fanellën midis viteve 1994 dhe 1996.
2/ Lluís Carreras
Spanjolli, një lojtar i rëndësishëm në kohën e tij, mbante numrin 10 në fund të viteve ’90.
3/ Angel Cuellar
Një nga numrat 10 më pak të njohur te Barça, i cili e mbajti fanellën në vitet ’90 pas Carreras.
4/ Giovanni
Mesfushori dhe sulmuesi brazilian luajti përkrah Ronaldo Nazarios te Barça. Aty qëndroi tri vite.
5/ Jari Litmanen
Shquhej për karakterin e zjarrtë dhe mbajti fanellën për një periudhë të shkurtër.
6/ Rivaldo
Në fillim të viteve 2000, Rivaldo shkëlqeu në Barcelonë dhe fitoi edhe Topin e Artë duke mbajtur numrin 10.
7/ Juan Román Riquelme
Një mesfushor i zgjuar dhe një nga idhujt e Messit. Nuk qëndroi gjatë te Barcelona.
8/ Ronaldinho
Për rreth pesë vjet (2003–2008), ai ishte i paharrueshëm në skuadër, me driblimet dhe golat e tij. E ktheu sërish Barcelonën në majën e futbollit botëror.
9/ Lionel Messi
Futbollisti më i madh në historinë e klubit dhe botës, mbajti numrin 10 nga viti 2008 deri në 2021.
10/ Ansu Fati
Ishte një talent i madh që la shenja, edhe pse nuk e mbajti numrin 10 gjatë rikthimit të tij në moshën 22-vjeçare.
Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Zonë e…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…
Këgëtarja Aurela Gaçe ka folur pa dorashka për karrierën e saj të gjatë dhe të sukseshme muzikore. E ftuar në…
Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes…
Kremlini tha të martën se pjesëmarrja evropiane në negociatat e vazhdueshme mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën nuk…