Në një intervistë për Match TV, legjenda e Spartak Moskës, Valeriy Kechinov, ka dhënë një vlerësim pozitiv për transferimin e sulmuesit shqiptar Mirlind Daku, duke shprehur bindjen se sulmuesi i Kombëtares mund të ketë ndikim të madh te skuadra ruse.
Ish-futbollisti i Spartakut, e ka cilësuar transferimin e Dakut si një përforcim që zgjidhte një prej nevojave kryesore të ekipit në repartin ofensiv.
None found
“E kam thënë tashmë se na duhej të forconim pozicionin e qendërsulmuesit. Blerja e Dakut e zgjidhi këtë problem. Jam i sigurt se Mirlindi do të jetë një ndihmë e madhe për Spartakun. Është e vështirë të thuhet saktësisht se sa gola do të shënojë. Por te Spartaku jam i sigurt se duhet të shënojë shumë më tepër sesa shënoi te Rubin Kazani”, deklaroi ai.
52-vjeçari është një prej emrave të njohur të historisë së Spartak Moskës. Ai e veshi fanellën e klubit nga viti 1994 deri më 2001, duke u shndërruar në një prej figurave të rëndësishme të skuadrës gjatë asaj periudhe.
Ndërsa rikujtojmë që Daku iu bashkua Spartak Moskës më 6 gusht, duke u transferuar nga Rubin Kazani për rreth 11 milionë euro.
Alejandro Balde vazhdon të jetë në radarët e Milanit dhe Romës, me dy klubet italiane që po e përcjellin nga…
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe mesfushori Kristjan Asllani dolën në konferencën zyrtare për media në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion”,…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë, ka marrë edhe reagimin e deputetes së pavarur Marjana Koçeku,…
Besmir Beja është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Besmir Beja ishte emëruar në krye të Drejtorisë…
Raphinha është përfshirë në një tjetër situatë që pritet të shkaktojë tensione mes Barcelonës dhe Federatës Braziliane të Futbollit, pasi…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë, ka marrë edhe reagimin e deputetes së pavarur Marjana Koçeku,…