Antonio Conte erdhi në Tottenham me një kusht, për të formuar skuadrën sipas dëshirës së tij , siç ka bërë në të gjitha stolat që ka punuar. Juventusi i tij, Chelsea ose Interi i tij u ndërtun sipas ideve dhe dëshirave të tij dhe kjo është ajo që ai synon të bëjë tani me Spurs.
Tre lojtarë janë në listën e largimeve, Dele Alli, Ndombele dhe Matt Doherty dhe largimi i tyre do të hapte derën e stadiumit të Tottenham Hotspur për tre fytyra të reja në këtë treg dimëror.
Sipas ‘Telegraph’, trajneri italian do të donte të inkorporonte një mesfushor, një krah të djathtë dhe një sulmues. I pari shpreson se do të jetë Franck Kessie , nëse arrijnë ta bindin Milanin që ta lërë të largohet me një çmim të reduktuar, pasi i mbaron kontrata në qershor dhe nuk duket se do të rinovojë.
Adama Traore, të cilit Wolverhampton do të pranonte ta shiste për rreth 24 milionë euro, do të ishte i dyti , pasi Conte beson se mund të shfrytëzojë kushtet dhe eksplozivitetin e tij duke filluar nga pjesa e pasme. Së fundi, në sulm kanë tingëlluar shumë emra gjatë javëve të fundit, por asnjëri nuk duket në rrugën e duhur për momentin. r.t/albeu.com
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme shpalljen e kandidates për kryetare të Bashkisë së Tiranës, ajo do të…
Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar nga Asambleja e PS, shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt, i cili ndodhet në qeli…
Ditën e sotme, po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve Asambleja e Partisë Socialiste, ku anëtarët e mbledhur po dëgjojnë fjalimin…
Këtë të enjte, 11 shtator 2025, është mbledhur Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama dhe njëherazi…
Kombëtarja e Shqipërisë luajti dy ndeshje në shtator. Fillimisht takimi miqësor me Gjibraltarin dhe më pas ai për kualifikueset e…
Përmjes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi me rastin e 24-vjetorit të sulmeve terroriste të…