Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel, që e pozicionoi Shqipërinë në Grupin C1, përballë Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos.
Megjithatë, pavarësisht shortit dhe kundërshtarëve të përcaktuar, fokusi i kuqezinjve mbetet te sfida më e afërt dhe më e rëndësishme, ndeshjet e fazës play-off të Botërorit 2026.
Në një prononcim për fshf.org, trajneri i Kombëtares, Sylvinho, u ndal te rëndësia e momentit aktual dhe përqendrimi i skuadrës.
“Është gjithmonë një kompeticion shumë i vështirë, shumë i bukur. Luhet në një mënyrë shumë të shpejtë, zgjat praktikisht dy-tre muaj. Këtë herë bëhet në dy muaj. Gjithçka luhet shumë shpejt, është një kompeticion i bukur. Kemi parë këtu shumë skuadra të forta.
Dhe pastaj, për ne nuk është e lehtë të mendojmë edhe për Nations League, pra të arrijmë në atë moment, sepse ne e kemi mendjen prej rreth një muaji e gjysmë duke punuar për play-off-et.
Është një gjë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, si federatë dhe si vend, por sigurisht… tani presim që të vijë momenti i duhur. Një grup gjithmonë shumë i vështirë, por në këtë moment e kemi mendjen te play-off-i i marsit” – tha trajneri Silvinjo për fshf.org.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në aspektin sentimental, dita e sotme sjell një ndjenjë të thellë…
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, hodhi poshtë një njoftim të gazetës britanike *Financial Times*, sipas të cilit në Ukrainë mund…
Një incident ndodhi në “Opinion” me autor Blendi Fevziu, ku gazetari Berat Buzhala i shkoi te karrigia Albatros Rexhajn për…
Debati për gjyqin e çlirimtarëve në Hagë ka ndezur debatet në studion e emisionit "Opinion" mbrëmjen e kësaj të enjte.…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se presidenti amerikan Donald Trump po krijon kushtet që mund të çojnë në një marrëveshje…