Categories: sport

Trajneri i Turqisë nuk e “tremb syrin”: Do dëshiroja finalen kundër Italisë

Ndeshja e hapjes e Kampionatit Europian do të shohë Turqinë teksa sfidon Italinë pikërisht në Romë, duke mos qenë absolutisht favorite për fitoren përballë vendasve.

Por trajneri Senjol Gynesh uron që skuadra e tij të dijë të bëjë më të mirën për të marrë një fitore ndaj italianëve, të cilët shpreson që t’i takojë përsëri në këtë turne, në finalen e madhe.

Të lidhura

None found

“Nuk jemi favoritët në këtë grup, por do të dëshiroja që të zhvilloja finalen e këtij turneu kundër Italisë. Rrugëtimi ynë nis nga ajo gjysmëfinale e Botërorit në vitin 2002. Tani do të ishte diçka e bukur sikur të luanim finalen ndaj tyre. Të gjithë dëshirojnë të fitojnë, edhe ne. Të fitosh është diçka dhe të humbasësh është diçka tjetër, por jam i sigurt se do të mësojmë shumë në këtë turne. I kemi të gjithë lojtarët të gatshëm.

Do të jetë një ndeshje e komplikuar, njohim forcën e kundërshtarit por edhe pikat e tij të dobëta. Sheh individët e tyre dhe e di që luajnë të gjithë në Serinë A, dy te Çelsi e një te PSG. Jemi të ndërgjegjshëm për klasin dhe traditën e Italisë që kualifikohet thuajse në të gjithë turnetë. Kanë kulturë të madhe futbollistike. Nga pikëpamja teknike, taktike e fizike, do të jetë një ndeshje e luftuar.

Kemi ndeshjen e parë nesër dhe pavarësisht rezultatit, prioriteti do të jetë gjithmonë loja, ndoshta edhe më shumë se sa rezultati. Uroj të jetë një ndeshje e bukur, mes dy skuadrash të forta dhe që në fund të fitojë Turqia”, ishin fjalët e strategut turk.

të fundit

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, autorët morën bizhuteri me vlerë 7 milionë lekë

Të tjera detaje janë bërë publike ditën e sotme në lidhje me grabitjen e argjendarisë një ditë më parë (16…

29 minutes ago

U dyshua për eksploziv, por ishte GPS! Makina në pronësi të inspektorit të pyjeve/ EMRI

Policia e Korçës, ka dale më një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen që alarmoi autoritetet. Fillimisht u dyshua për…

1 hour ago

Pse u ndave me babin?/ Sara Hoxha tregon pyetjen më të vështirë që ka marrë nga Poem dhe përgjigjen që i dha

Sara Hoxha ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë për X Media, ku ka folur hapur për jetën…

1 hour ago

Tjetër aksident në vendin ku humbën jetën dy fëmijë në Durrës, i dehuri përplaset me policinë

Një tjetër rast i rrezikshëm i drejtimit të mjetit në gjendje të dehur është regjistruar në Durrës, ndërsa TCH ka…

2 hours ago

Aksioni “blic” në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, çfarë u gjet në qelitë e të dënuarve (FOTOT)

Mëngjesin e kësaj të diele, një aksion blic është zhvilluar në burgun e sigurisë së ulët në Lushnje, Drejtoria e…

2 hours ago

Grabitja në Kamëz/ Zbulohet itinerari i autorëve, u rrëzuan me motor gjatë arratisjes, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar itinerarin e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz mesditën e së shtunës, ndërsa Policia…

3 hours ago