Trajneri i Portugalisë , Fernando Santos , është siguruar që në rast se Portugalia nuk kualifikohet në play-offin e marsit për Botërorin Katar 2022, do të largohet nga pankina.
Skuadra portugeze, me Cristiano në fushë, humbi të dielën e kaluar kundër Serbisë me rezultat 1-2 dhe u klasifikua në vendin e dytë, ndaj do të duhet të luajë në play-off marsin e ardhshëm, ku 12 ekipe evropiane do të garojnë për tre vende.
None found
Pas humbjes të dielën e kaluar, Fernando Santos ka qenë një nga më të kritikuarit.
Rafa, një nga lojtarët më në formë të Benfica-s, nuk u hodh në fushë dhe Pedro Gonçalves “Pote”, mesfushori sulmues i Sportingut, i cili është në vëmendjen e klubeve të mëdha dhe ishte golashënuesi më i mirë portugez sezonin e kaluar, nuk u thirr.
Santos tha mbrëmë në një intervistë për televizionin portugez TVI: “Ne nuk jemi ende jashtë Botërorit të Katarit dhe do të jemi atje. Nëse nuk arrijmë në Kupën e Botës, unë do të largohem nga kombëtarja“.
Fernando Santos, i cili fitoi Evropianin 2016 dhe Ligën e Kombeve 2019 me Portugalinë, këmbënguli se angazhimi i tij ndaj Federatës Portugeze të Futbollit (FPF) është të jetë në Katar.
Ai gjithashtu pranoi se skuadra portugeze nuk luajti mirë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese, megjithëse ishte optimist për arritjen e një pranie në Botëror.
Më 24 shtator, trajneri përfundoi vitin e shtatë në krye të pankinës portugeze. r.t/albeu.com
Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…
Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…
Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…
Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…
Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…
Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…