Kombëtarja e Belgjikës dhe Portugalia do të përballen sonte nga ora 21:00.
Trajneri portugez Fernando Santos ka folur në konferencë shtypi para ndeshjes ndaj Belgjikës:
“Ne duhet t’i përmbahemi parimeve tona. Nëse bëjmë ndryshime në formacion, kjo do të ndodh për shkak se duam të luajmë në mënyra të ndryshme, kemi pushuar katër ditë, nuk kam vendosur ende për formacionin startues. Unë e dija se duhet të rifreskonim qendrën e mesfushës duke sjellë Joao Moutinhon dhe Renato Sanches, tha ai.
“Belgjika shënon shum gola ata kanë disa lojtarë që kanë më shumë ndikim në lojë, në përgjithësi jemi ekipe të ngjashme, kjo lojë është një finale, e cila është për tu fituar jo vetëm për tu luajtur. Ne e dimë që do të kemi kundërshtar të fortë, unë besoj, shpresoj dhe jam i bindur që do të bëjmë mirë në këtë ndeshje”, shtoi ai.
“Unë mendoj se Belgjika do të luajë me tre futbollistë në mesfushe, De Bruyne do tëtë jetë më i avancuar. Kur tre futbollist luajnë në mesfushë atëherë Lukaku është pjesa kryesore e ekipit, me Mertens në të djathtë dhe Carrasco në të majtë, por të tre janë shumë të lëvizshëm. Na mbetet ne që të mbrohemi mirë, të jemi po aq të mirë sa ishim kundër Francës dhe Hungarisë, belgët kanë shumë cilësi me topin dhe kanë afësi të krijojnë shumë rastë”, përfundoi Fernando Santos.
Fituesi i ndeshjes mes Belgjikës dhe Portugalisë në çerekfinale takohet me Italinë.
Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…