sport

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras, Abel Ferreira i bëri një lutje të zjarrtë presidentes së klubit, Leila Pereira, për të bllokuar shitjen e Estevao Willian te Chelsea, pavarësisht ofertës prej 55 milionë eurosh.

Pavarësisht se u përballën me refuzimet fillestare për dy ofertat e tyre të para, ekipi anglez ka përshkallëzuar ndjekjen e tyre me një ofertë të tretë fitimprurëse, prej 55 milionë euro, duke sinjalizuar synimin e tyre për të siguruar nënshkrimin e talentit 17-vjeçari i njohur si “Messinho”.

Të lidhura

None found

Të bërat e fundit të adoleshentit brazilian kanë shërbyer vetëm për të rritur interesin për shërbimet e tij, me golin dramatik të fituar në kohën shtesë kundër Botafogo në Kupën e Brazilit duke rritur më tej reputacionin e tij.

Menaxheri i Palmeiras, Ferreira, duke njohur potencialin e jashtëzakonshëm të “Messinhos”, i ka bërë një lutje pasionante presidentes së klubit.

“Do t’i kërkoj presidentes tonë Leilës të mos e shesë këtë lojtar. Babai, menaxheri dhe ai do të jenë të trishtuar. Le të qëndrojë me ne deri në vitin 2027. Unë me të vërtetë mendoj se ky lojtar është ndryshe nga çdo gjë që kam parë ndonjëherë”, ka thënë Ferreira.

Megjithatë, edhe nëse Chelsea do të kishte sukses në ndjekjen e Willian, talenti nuk do të mund të bashkohej me klubin deri në verën e ardhshme për shkak të ligjeve të punës që ndalojnë transferime të tilla për lojtarët nën 18 vjeç.

Pavarësisht kësaj pengese, Chelsea mbetet i vendosur për të siguruar një marrëveshje për Willian, duke nënvizuar angazhimin e tyre për të blerë talentet e rinj më premtues në futbollin botëror.

Ndërsa klauzola aktuale e lirimit të adoleshentit është 60 milionë euro, raportet sugjerojnë se Palmeiras mund të mos jetë i gatshëm të pranojë ofertën e Chelseat pasi ata besojnë se vlera e lojtarit mund të vazhdojë të rritet.

Prandaj ata po konsiderojnë t’i ofrojnë atij një kontratë të re e cila do të zgjaste më tej qëndrimin e tij dhe potencialisht do të merrte një tarifë më të lartë kur ai të shitet më vonë.

Përveç Chelseat, ka një mori klubesh të tjera evropiane që janë të interesuar për shërbimet e Willian, duke përfshirë Arsenalin, Paris Saint-Germainin dhe Barcelonën. /Telegrafi/

të fundit

Bateria e re premton karikim 6-minutësh për makinat elektrike – si funksionon teknologjia GEN4

Sfida e së ardhmes për prodhuesit e baterive të makinave elektrike nuk lidhet më vetëm me sasinë e energjisë që…

5 minutes ago

Përballjet e fundit të javës së 14-të në Superligë: Ballkani pret Gjilanin, Drita kërkon fitoren ndaj Feronikelit 74

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku në program janë…

11 minutes ago

Dita e Alfabetit/ Rama uron me pamje nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe: Nën hijeshinë e këtyre gërmave frymon e ardhmja

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës…

15 minutes ago

Statistikat e ASK-së: Rreth 40 mijë veteranë përfitues, pensionet bazike të moshës kryesojnë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026. Nga ASK, thuhet se,…

16 minutes ago

Vora dhe Tirana përballen sot, sfida që mbyll xhiron e 12-të të Superiores

Vora dhe Tirana Dita e sotme kulmon me ndeshjen që mbyll llogaritë e javës së 12-të në “Abissnet Superiore”, ajo…

17 minutes ago

Parashikimi i motit për të dielën: shi dhe temperatura të ulëta në disa zona

Dita e diel do të karakterizohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohen reshje shiu në…

22 minutes ago