sport

Trajneri i Laçit pas ndeshjes: Ky është futbolli, fuqia sulmuese nuk ishte si duhet

Trajneri i Laçit, Mirel Josa analizoi barazimin pa gola ndaj Erzenit.

“Kur i bën llogaritë si shkoi takimi dhe fazat e lojës si shkuan, si dhe ndodhitë me prishjen e raportit numerik, mund të them se u kujdesëm për mbrojtjen, besoj se çdo trajner do të kujdesej në atë formë. Lojtarët që hodhëm në fushë kanë aftësi sulmuese, por oshim në fazën ku kundërshtarin ta detyronim që të mos luante nga qendra por në krahë, që të fitonim topin nga krahët. Normalisht u prishën raportet, por fuqia sulmuese nuk ishte si duhet. U munduam në fund, mund të bënim diçka, por futbolli i tillë është.

Çfarë mungoi?

Siç krijoi raste Laçi krijoi edhe kundërshtari. Dajsinani ishte në gatishmëri e bëri punën si duhet. U munduam të shkonim te porta e kundërshtarit. Ndryshimi i raporteve në pjesën e dytë ishte i shpejtë dhe luajtëm në inferioritet shumë gjatë, kur nuk merr maksimumin, duhet të marrësh minimumin.

Zëvendësimet lojtarë ofensiv, mendoje te kundërsulmi?

Kishim dy momente që ta kapnim. Qoftë Tresa e Bajrami, përveç aspektit mbrojtës bëjnë edhe sulmues. Nuk kisha edhe sulmuesin klasik që mund të freskoja Sobon, ndaj futa Melon përpara. Dihet të ishim të ngjeshur në mes që kundërshtari të mos na çante në qendër. Dhe të orientoheshin nga krahët. Ky ishte qëllimi që patëm, ishin ca momente sporadike, ku duhet të ishim më të vëmendshëm dhe të shënonim gol. Kur vjen loja në këto raporte, morëm minimumin në këtë ndeshje.

Manovra sulmuese

Ishte vertikalizimi, Ujka dhe Kryeziu e zbresin mirë topin, por kur ishim në fushën kundërshtare duhet të kontrollonim më mirë topin me Sobon, qoftë me manovrën sulmuese të Qatos dhe Melos. I kishim dhënë prioritet krahëve, por edhe kundërshtari di të luaj futboll e të mbrohet .Të bësh fazën mbrojtëse është më e lehtë se fazën sulmuese. Plus Erzeni ka dy lojtarë qendre që e luajnë futbollin shumë të matur. Duhet të kishim lëvizshmëri në qendrën e mbrojtjes kundërshtare. Mesfushorët e qendrës sonë shtynë shumë përpara, por duheshin pasimet te Qato e Melo që të hynin edhe këta në lojë

Përforcime

Nuk mund të flas për përforcime, janë pjesë e klubit. Çdo trajner do lojtarë në skuadrës, por kjo varet nga kushtet që kemi. Kemi marrë një lojtar, Prodani. Çdo trajner do lojtar që të ketë zgjedhje. Nëse do të kisha sulmues të mirëfilltë nuk do të përdorja Melon në qendër. Pra, po të kisha një sulmues tjetër do të ishte mirë.

Renditja, çfarë kampionati po luhet?

Këtu nuk mund të them, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm, se mund të shkosh lart dhe poshtë. Ndaj të shikojmë problemin e marrjes së pikëve. Duhet të marrësh pikë brenda dhe jashtë saj. I tillë është kampionati, i shikojmë rezultatet që kanë dalë, ndaj nuk mund të them . Skuadra duhet të marrë trepikëshin se të jep qetësinë për ndeshjen pasardhëse. Të shikojmë ndeshjen e radhës , nuk mund të mendoj shumë gjatë se çfarë do të ndodhë. /balkanweb/

Tags: laci

të fundit

Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, ja thirrja nga ministrja e Arsimit

Këtë të hënë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, u është drejtuar maturantëve me një mesazh informues dhe motivues, duke bërë…

10 minutes ago

Rama për gjyqtarët: Duan rritje rroge deri në 3000 euro, absurditet, shpresoj që “Kushtetuesja” mos t’i lerë këtë njollë turpi Shqipërisë

Këtë të hënë, në një video live në "Facebook", kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar në lidhje me një…

23 minutes ago

Mbeti i plagosur në Lezhë/ Ky është 30-vjeçari Sokol Daci, është transportuar në Spitalin e Traumës

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Sokol Daci, i cili një ditë më parë mbeti i plagosur nga breshëria…

52 minutes ago

FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës

Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më…

1 hour ago

Plagosja në Lezhë, i pranishëm në berberhane edhe një polic, zbardhet dëshmia

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kthesën e Rrilës në Lezhë.…

2 hours ago

Këmbimi valutor 2 Shkurt 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 2 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë. Euro, blihet me 96.3 lekë…

2 hours ago