sport

Trajneri i Kroacisë, Dalic: Ne u copëtuam, u shtypëm dhe u thyem

Kroacia barazoi 2-2 në Hamburg me Shqipërinë në xhiron e dytë të Grupit B të Kampionatit Evropian.

Shqipëria kaluan në epërsi në minutën e 11-të me golin e Qazim Laçit, ndërsa kroatët barazuan rezultatin me anë Kramaric në të 74-ën dhe autogolin e Klaus Gjasulës dy minuta më vonë.

Megjithatë, Gjasula përmirësoi gabimin e tij në minutën e pestë të kohës shtesë, ndërsa Zlatko Dalic e pranoi se Shqipëria ishte më e mirë.

“Ky është një turne në të cilin është e rëndësishme të kalosh grupin, përshtypja që do të jetë nuk është aq e rëndësishme. Nuk e prisnim një ndeshje kaq të vështirë”, deklaroi selektori i Kroacisë.

“Kupa e Botës ishte dy vjet më parë, lojtarët tani janë më të vjetër. Në këtë turne të gjithë luftojnë fort, por fitojnë. Portugalia kundër Çekisë, Anglia kundër Serbisë… Është e barabartë”.

“U vendosëm keq, u tërhoqëm dhe pësuam një gol dhe gati një të tretën. Ne nuk duhej të tërhiqeshim (pas 2-1), u thash të shkonin për golin e tretë dhe sa herë që bënin presion, ishim mirë. Ata bënë gjithçka nga topat e gjatë dhe kjo shtesë ishte një fatkeqësi për ne”.

Dy pjesë krejtësisht të ndryshme. Së pari përsëri keq, pranojmë gol dhe më pas nuk bëjmë dot asgjë. Kundërshtari është i motivuar, i rrezikshëm në kundërpërgjigje, dhe ne bëjmë shumë gabime dhe goli i dytë ishte në ajër.

“Në pjesën e dytë ishim shumë më mirë, ndryshuam disa gjëra dhe shpërthyem për të arritur në 2-1. Gjatë atyre 45 minutave kundërshtari nuk kaloi në qendër dhe më pas e lejojmë të dalë në sulm. Gjëja më e rëndësishme është që ne jemi ende gjallë dhe se ndeshja e fundit vendos gjithçka”, ka shtuar më tej Dalic. /Telegrafi/

Tags: Euro 2024

të fundit

Horoskopi 28 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Mos kërkoni ta bëni gjate gjithë kohës xheloz personin qe keni ne krah sepse situata mund te kthehet ne…

1 minute ago

Zelensky takohet të dielën me Trump, Macron: Ukrainës duhet t’i jepen garanci të forta sigurie

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi nevojën që arritja e paqes në Ukrainë të shoqërohet me garanci të forta dhe të…

14 minutes ago

Elijona ndan dhimbjen e saj më të madhe: “S’më la Zoti të shijoj dashurinë e nënës”

Banorja e Big Brother Vip Kosova, Elijona, ka ndarë me shokët e shtëpisë një nga historitë më të dhimbshme të…

28 minutes ago

“Rusia nuk dëshiron paqe”/ Presidenti Zelensky: Sulmet në Kiev janë përgjigjia për paqen

Një sulm intensiv rus ndaj Kievit gjatë natës tregon se Moska nuk dëshiron paqe, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa…

47 minutes ago

VIDEO/ Juventusit mposht Pizën

Juventusi ka mposhtur Pizën me rezultatin 0-2 në transfertë. Sfida ishte e vlefshme për javën e 17 të Seria A.…

47 minutes ago

VIDEO emocionuese/ Fëmijët e Diogo Zhotës krah kapitenit Van Dajk në “Anfield”

“Anfield” kujtoi Diogo Zhotan, që në verë ndërroi jetë pas një aksidenti me makinë. Dy djemtë e tij, Dinis dhe…

49 minutes ago