sport

Trajneri i Elbasanit, Gvozdenovic: “Serbia do të fitojë, është favorite”

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic ka folur për mediat serbe në prag të ndeshjes Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe që do të luhet më 7 qershor në “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Tekniku serb sheh kombëtaren e tij si favorite, teksa shton se numri i lartë i tifozëve shqiptarë, mund të jetë edhe një minus për kuqezinjtë në fushë.

Të lidhura

None found

“Shqipëria është ekip kombëtar i koordinuar mirë. Çdo lojtar ka dëshirë të paparë për sukses. Kjo ka ndodhur për kohë të gjatë dhe në vitet e fundit përzgjedhja ka pasur edhe një cilësi të caktuar, të mishëruar kryesisht në shumë lojtarë ndërkombëtarë, kryesisht nga klube italiane. Shqiptarët kanë një sulmues të rrezikshëm, Armando Broja, lojtar i Evertonit, shumë i shpejtë dhe i shkëlqyer në lojën një kundër një. Ata lanë gjithashtu përshtypje pozitive në Europian, rezistuan fort ndaj Italisë dhe Spanjës dhe barazuan me Kroacinë”, e nisi intervistën e tij Gvozdenovic.

Kë veçoni tjetër nga titullarët?

Së bashku me Brojën, Gjimshiti nga Atalanta është më i miri. Përpara portës është Strakosha me përvojë, i cili tani luan për AEK, ndërsa për Lazion ishte portier për një kohë të gjatë. Kristjan Asllani është tek Interi, luajti në pjesën e dytë të finales së Ligës së Kampionëve. Nuk është një lojtar që luan gjithmonë në klubin e Milanos, por është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin kombëtar.

Kush është favorit?

Serbia është favorite e lehtë, kanë një numër pak më të madh lojtarësh cilësorë. Ekipi ynë kombëtar arriti rezultate të mira në Ligën e Kombeve, qëndroi në grupin A, garoi me rivalë të fortë dhe gjithashtu bëri një ndryshim brezash në një masë më të vogël.

Sa do të ndikojë mbështetja e tifozëve?

Ekipi vendas do t’i ketë, por kjo mund të krijojë presion shtesë. Tifozët do ta mbushin stadiumin, do t’i mbështesin lojtarët dhe do të presin fitoren. Mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë një plus apo një minus për Shqipërinë.

Humbja ndaj Anglisë?

Anglezët janë sigurisht favoritët. Serbia dhe Shqipëria po luftojnë për vendin e dytë. Shqiptarët janë në një situatë më specifike sepse kanë luajtur tashmë dy ndeshje, kombëtarja jonë nuk ka luajtur asnjë. Megjithatë, llogaritja është e njëjtë. Serbia gjithashtu dëshiron të fitojë dhe është nën presion. Një barazim nuk do të ishte keq për në ndeshjen e parë, jashtë shtëpisë, megjithëse do të preferoja të mos bëja llogaritje. Piksi dhe stafi i tij i trajnerëve sigurisht e dinë se çfarë i pret në Tiranë, ata e dinë cilësinë, punojnë çdo ditë me lojtarët tanë dhe janë të vetëdijshëm se sa shumë mund të japin të shtunën.

Interesimi i lartë për bileta?

Është një derbi grupi, të dyja ekipet kanë një motiv të madh për t’u kualifikuar në Kupën e Botës dhe është e kuptueshme që nuk ka bileta të mjaftueshme për të gjithë. Stadiumi është fenomenal dhe është kënaqësi të luash në kushte të tilla.

A ka arsye për t’ju frikësuar incidenteve?

Më shqetëson pak kur dëgjoj se njerëzit po mendojnë negativisht në Serbi. Nuk ka arsye të presim incidente. Jam i bindur se organizimi do të jetë i mirë si në Tiranë ashtu edhe në Beograd. Duhet ta shohim pozitivisht ndeshjen e së shtunës, të flasim për ndeshjen, do të shohim se kush është më i mirë në fushë.

Deklaratat e Stojkovic për marrëdhënien mes dy federatave?

Kjo ndoshta do ta ulë tensionin nga hera e fundit. Do të jetë një futboll i vërtetë, atmosferë e këndshme, pa probleme.

Cili është parashikimi juaj?

Është e vështirë të parashikosh rezultatin. Unë mbështes Serbinë, kemi një ekip të mirë dhe do të doja që ne të fitonim.

A do të jeni në stadium?

Kam një ftesë, por aktualisht jam në Beograd me pushime dhe jam më afër vendimit për të qëndruar këtu dhe për ta ndjekur ndeshjen në televizor.

të fundit

Skopje to carry out aerial treatment against mosquito larvae on Saturday

Bashkia e Shkupit njofton se më 5 shtator (e shtunë), në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektim…

52 seconds ago

19-year-old who stabbed a 13-year-old in Čair sent to 30 days in pre-trial detention

19-vjeçari B.I. nga Shkupi, i dyshuar për dhunë ndaj një fëmije në Çair të Shkupit, do të mbetet në paraburgim…

1 minute ago

Kurti: 3.8 milionë euro për rinovimin energjetik të 13 objekteve publike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po investon 3.8 milionë euro për rinovimin energjetik të…

1 minute ago

Haradinaj në OVL-UÇK: Përballë vendimit për UÇK-në jemi të bashkuar dhe të fortë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka deklaruar se është e bashkuar përballë asaj që e ka cilësuar si…

2 minutes ago

Maqedonci and Ambassador Kraevski Praise Kosovo-Bulgaria Cooperation in Security and Defense

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Hristo…

2 minutes ago

Haxhiu receives new Swiss ambassador Anne-Lise Cattin Hennin and praises Kosovo-Switzerland relations

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pranoi sot letrat kredenciale të Ambasadores së re të…

2 minutes ago