sport

Trajneri i Elbasanit, Gvozdenovic: “Serbia do të fitojë, është favorite”

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic ka folur për mediat serbe në prag të ndeshjes Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe që do të luhet më 7 qershor në “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Tekniku serb sheh kombëtaren e tij si favorite, teksa shton se numri i lartë i tifozëve shqiptarë, mund të jetë edhe një minus për kuqezinjtë në fushë.

“Shqipëria është ekip kombëtar i koordinuar mirë. Çdo lojtar ka dëshirë të paparë për sukses. Kjo ka ndodhur për kohë të gjatë dhe në vitet e fundit përzgjedhja ka pasur edhe një cilësi të caktuar, të mishëruar kryesisht në shumë lojtarë ndërkombëtarë, kryesisht nga klube italiane. Shqiptarët kanë një sulmues të rrezikshëm, Armando Broja, lojtar i Evertonit, shumë i shpejtë dhe i shkëlqyer në lojën një kundër një. Ata lanë gjithashtu përshtypje pozitive në Europian, rezistuan fort ndaj Italisë dhe Spanjës dhe barazuan me Kroacinë”, e nisi intervistën e tij Gvozdenovic.

Kë veçoni tjetër nga titullarët?

Së bashku me Brojën, Gjimshiti nga Atalanta është më i miri. Përpara portës është Strakosha me përvojë, i cili tani luan për AEK, ndërsa për Lazion ishte portier për një kohë të gjatë. Kristjan Asllani është tek Interi, luajti në pjesën e dytë të finales së Ligës së Kampionëve. Nuk është një lojtar që luan gjithmonë në klubin e Milanos, por është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin kombëtar.

Kush është favorit?

Serbia është favorite e lehtë, kanë një numër pak më të madh lojtarësh cilësorë. Ekipi ynë kombëtar arriti rezultate të mira në Ligën e Kombeve, qëndroi në grupin A, garoi me rivalë të fortë dhe gjithashtu bëri një ndryshim brezash në një masë më të vogël.

Sa do të ndikojë mbështetja e tifozëve?

Ekipi vendas do t’i ketë, por kjo mund të krijojë presion shtesë. Tifozët do ta mbushin stadiumin, do t’i mbështesin lojtarët dhe do të presin fitoren. Mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë një plus apo një minus për Shqipërinë.

Humbja ndaj Anglisë?

Anglezët janë sigurisht favoritët. Serbia dhe Shqipëria po luftojnë për vendin e dytë. Shqiptarët janë në një situatë më specifike sepse kanë luajtur tashmë dy ndeshje, kombëtarja jonë nuk ka luajtur asnjë. Megjithatë, llogaritja është e njëjtë. Serbia gjithashtu dëshiron të fitojë dhe është nën presion. Një barazim nuk do të ishte keq për në ndeshjen e parë, jashtë shtëpisë, megjithëse do të preferoja të mos bëja llogaritje. Piksi dhe stafi i tij i trajnerëve sigurisht e dinë se çfarë i pret në Tiranë, ata e dinë cilësinë, punojnë çdo ditë me lojtarët tanë dhe janë të vetëdijshëm se sa shumë mund të japin të shtunën.

Interesimi i lartë për bileta?

Është një derbi grupi, të dyja ekipet kanë një motiv të madh për t’u kualifikuar në Kupën e Botës dhe është e kuptueshme që nuk ka bileta të mjaftueshme për të gjithë. Stadiumi është fenomenal dhe është kënaqësi të luash në kushte të tilla.

A ka arsye për t’ju frikësuar incidenteve?

Më shqetëson pak kur dëgjoj se njerëzit po mendojnë negativisht në Serbi. Nuk ka arsye të presim incidente. Jam i bindur se organizimi do të jetë i mirë si në Tiranë ashtu edhe në Beograd. Duhet ta shohim pozitivisht ndeshjen e së shtunës, të flasim për ndeshjen, do të shohim se kush është më i mirë në fushë.

Deklaratat e Stojkovic për marrëdhënien mes dy federatave?

Kjo ndoshta do ta ulë tensionin nga hera e fundit. Do të jetë një futboll i vërtetë, atmosferë e këndshme, pa probleme.

Cili është parashikimi juaj?

Është e vështirë të parashikosh rezultatin. Unë mbështes Serbinë, kemi një ekip të mirë dhe do të doja që ne të fitonim.

A do të jeni në stadium?

Kam një ftesë, por aktualisht jam në Beograd me pushime dhe jam më afër vendimit për të qëndruar këtu dhe për ta ndjekur ndeshjen në televizor.

të fundit

Eksportet, rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

Pas një përmirësimi të lehtë në tetor, eksportet e mallrave shqiptare jashtë vendit shënuan rënie vjetore me 6.9% në nëntor,…

16 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.6 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro, do…

24 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit, 18 Djetor 2025

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…

34 minutes ago

Horoskopi 18 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do…

8 hours ago

Lajm i mirë për Kosovën, BE heq masat ndëshkuese, 205 mln euro mbështetje që nga janari 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të janarit, Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese ndaj…

8 hours ago

“Nuk guxon njeri të më përdorë si vegël për çështje alla Ervin”, Grida Duma reagon ashpër: Nuk kam negociuar me Ramën, askush nuk mund të mendojë që bëj pazare me të

Grida Duma ka reaguar lidhur me akuzat e drejtuara ndaj saj nga disa figura brenda PD-së, sipas të cilave ajo…

9 hours ago