Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, thotë se Eden Hazard është ‘i pikëlluar’ te Real Madridi, por beson se 30-vjeçari është në formën e tij më të mirë që nga largimi nga Chelsea .
Hazard ka dështuar të ketë sukses te Madridi pas lëvizjes së tij prej 88.5 milionë funtesh nga Chelsea në vitin 2019.
None found
Reprezentuesi belg është penguar nga dëmtimet gjatë gjithë kohës së tij në kryeqytetin spanjoll dhe ka startuar vetëm katër nga 12 ndeshjet e Madridit në La Liga këtë sezon.
Hazard ka qenë i lidhur me një rikthim te Chelsea, si dhe një lëvizje te Newcastle United në afatin kalimtar të janarit, por Martinez i ka kërkuar Real Madridit që të qëndrojë pranë lojtarit.
“Hazard është nga pikëpamja mjekësore në momentin e tij më të mirë që kur mbërriti në Real Madrid ”, tha Martinez në emisionin COPE El Partidazo.
“Ai është i trishtuar në aspektin futbollistik, kjo është hera e parë që po e përjeton këtë situatë.
Ai është një lojtar që ka udhëhequr gjithmonë projekte fituese dhe tani nuk e ka atë rol, por është një futbollist me talent të jashtëzakonshëm dhe që nuk humbet kurrë, duhet të kesh besim tek ai”, përfundon ai. r.t/albeu.com
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…