Ernest Muçi, do të bëhet shumë shpejt një lojtar i Trabzonsporit edhe zyrtarisht, pasi klubi ka ndër mend të paguajë klauzolën e tij të transferimit te Beshiktashi.
Por kjo nuk do të thotë se ai do të mbetet pjesë e klubit turk, siç ka lënë të kuptohet vetë presidenti i Trabzonspor, Ertugrul Dogan, në një intervistë të dhënë sot.
AI u pyet rreth të ardhmes së sulmuesit dhe ishte i qartë në shpjegimin e tij.
“Ai u pëlqye nga ekipi ynë i skautimit. Ne bëmë një ofertë para se Beshiktashi të firmoste me të, por ishte vetëm për gjysmën e çmimit që dhanë ata. Në momentin aktual, vazhdojmë diskutimet se si do të jetë pagesa, por në momentin që Trabzonspor do të aktivizojë klauzolën, ajo do të paguhet me 5 këste.
Lojtari mund të bëhet pjesë e ekipit duke paguar këstin e parë prej 1,5 apo 2 milionë eurosh para fundit të majit, siç parashikohet në kontratë. Shuma nuk duhet paguar e plotë. Nëse trajneri na kërkon që të aktivizohet ky opsion në fund të sezonit, siç duket se do të ndodhë për mënyrën si po shkojnë gjërat, procesi më pas do të bëhet në bazë të vlerësimeve teknike”, tha fillimisht ai duke shpjeguar se Trabzonspori nuk kishte nevojë të paguante menjëherë shifrën prej 8,5 milionë eurosh që është vendosur në klauzolën e Muçit.
Ai më pas u ndal në borxhet e klubit dhe aty theksoi se po mbahej një skuadër cilësore, edhe pse kishte lojtarë që kërkoheshin me shifra të larta nga të tjerët.
“Ne kemi një ofertë edhe për një lojtar që ne e kemi në huazim. Po shitëm ndonjë, mund të shlyejmë të gjitha borxhet tona”, theksoi ai.
Sipas mediave turke, lojtari në huazim të cilit i referohet Dogan është pikërisht Muçi, që do të thotë se për sulmuesin shqiptar ka ofertë interesante që po shqyrtohet nga Trabzonspori.
Ndaj duke pasur parasysh situatën financiare të klubit, nuk është çudi që Trabzonspori të ushtrojë të drejtën e blerjes së Muçit, por për ta shitur menjëherë në një klub tjetër, nëse oferta është e pëlqyeshme edhe për vetë futbollistin e Kombëtares shqiptare.
Në momentin që Trabzonspor aktivizon klauzolën e blerjes, aktivizohet edhe kontrata individuale e Muçit, i cili do të ishte i lidhur me këtë klub deri ne verën e vitit 2029.
Situata në qarkun Elbasan pas reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave të ditëve të fundit paraqitet normale dhe pa…
Mëngjesin e kësaj të enjte, në seancë plenare për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit…
Meteorologia e njohur Tanja Porja, foli në “Dita jonë” se Shqipëria pritet të përballet me një përkeqësim të kushteve të…
Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump, pasi konsumuan kafe në zonën e Ujit të Ftohtë, kanë shkuar…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ka njoftuar se nuk do të…
Luksemburgu ka hyrë në histori, duke u bërë vendi i parë në botë që ofron transport publik falas në shkallë…