sport

Totti bëri një zgjedhje në debatin e përjetshëm për Messin dhe Ronaldon

Legjenda e Romës, Francesco Totti ka thënë më parë se sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo është më i fortë se ylli i Paris Saint-Germain, Leo Messi.

Messi dhe Ronaldo janë në majat e futbollit botëror prej më shumë se 15 vitesh, dy superyjet kanë fituar 12 Topa të Artë, por debati se cili prej tyre është më i fortë, nuk ka pushuar edhe sot e kësaj dite.

Të lidhura

None found

“Po flasim për tre alienë në futboll: Ronaldo, Messi dhe Neymar. Mendoj se në fund, Ronaldo është mbi të tjerët. Ai ka sezone të jashtëzakonshme dhe arrin gjithçka me klubet më prestigjioze”, tha Totti për Goal në 2017, shkruan albeu.com.

Në sezonin 2016/17, Cristiano fitoi 4 trofe, duke përfshirë La Ligën dhe Champions League me Madridin, duke shënuar 42 gola dhe duke bërë 12 asistime në 42 ndeshje.

Messi ishte i dyti në garën për Topin e Artë atë vit, duke e humbur çmimin ndaj portugezit. Edhe pse për Barcelonën ai shënoi 54 gola dhe bëri 20 asistime në 52 ndeshje.

Vetë Totti e përfundoi karrierën e tij profesionale në vitin 2017, në Ligën e Kampionëve arriti të përballet pesë herë me Ronaldon nga viti 2007 deri në vitin 2016, por nuk u përball me Messin në fushë.

Sot, Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United, siç ka bërë të ditur drejtuesit e klubit. Leo Messi tashmë ka filluar përgatitjet parasezonale me PSG. /albeu.com/

të fundit

Navalnaya paralajmëron për afrimin mes regjimeve autoritare dhe së djathtës ekstreme në Evropë

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, ka paralajmëruar për rritjen e bashkëpunimit mes regjimeve autoritare dhe partive…

2 minutes ago

Sofia Vergara dhe Dan Reynolds bashkë në darkë: Një foto ngjall aludime për romancë

Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së…

3 minutes ago

MPB nënshkruan kontratë mbi 2.1 milionë euro për dokumente dhe sisteme, pas negocimit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…

18 minutes ago

Onur Çakici officially takes over as KFOR deputy commander

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…

19 minutes ago

Taravari: The time has come for constitutional amendments and further steps toward European integration

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

19 minutes ago

DNA links Ted Bundy to the murder of Melissa Ann Smith more than 50 years after the crime

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

20 minutes ago