Categories: sport

Tottenham pret Manchester United, mundësia e fundit për një vend në Champions

Pas një sezoni me oshilacione të shumta, Tottenham do të presë pasditen e sotme Manchester United në Londër, në sfidën më të rëndësishme të javës, që është edhe “treni i fundit” i zonës Champions për vendasit.

Një javë më parë djemtë e Jose Mourinhos nuk shkuan përtej barazimit 2-2 në transfertën ndaj Newcastle, pasi pësuan dy gola naivë, që habitën jo pak edhe trajnerin portugez megjithatë sot kanë mundësi të ringrihen përballë “djajve të kuq”.

Të lidhura

None found

Me 8 ndeshje për t’u luajtur deri në fund, Manchester United është në pozita komode në zonën Champions, pasi ruan vendin e dytë me 60 pikë, ndërsa Tottenham është i dënuar të fitojë pë të ruajtur hapin e Chelsea-t dhe Liverpoolit.

Me Hueng Min Son të rikuperuar, Mourinho pritet të hedhë nga minuta e parë treshen e përbërë nga koreano-jugori, kapiteni Harry Kane dhe sulmuesi uellsian Gareth Bale, të cilët do të kenë misionin të thyejnë mbrojtjen e ‘djajve të kuq”.

Nga ana tjetër vlen të theksohet se Manchester United është një skuadër specialiste për të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes, ashtu siç është e kundërta për Tottenhamin, që pëson thuajse gjithmonë kur i afrohet finishit.

Në mbrëmje në Supersport do të vijë sfida Sheffield United-Arsenal, një përballje pa ndonjë rëndësi të veçantë për të dy ekipet, pasi londinezët janë jashtë garës për një vend në kompeticionet europiane, ndërsa vendasit thuajse kanë siguruar rënien një kategori më poshtë.

të fundit

Të rinjtë u lënë vendin të moshuarve! Punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vite

Numri i personave mbi 64-vjeç që vijojnë të jenë të punësuar, po rritet me ritme të shpejta, në një kohë…

6 minutes ago

Trump paralajmëron BE-në për tarifa të larta pas nismës për Kanadanë: Nëse veprimi është armiqësor, do të kundërpërgjigjemi

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Bashkimin Europian me vendosjen e tarifave të rënda dhe madje me kufizime në tregti,…

11 minutes ago

110 ditë revoltë! Qytetarët protestojnë para Kuvendit, pasdite zhvendosen para Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, hyn sot në ditën e 110-të, ndërsa këtë herë aksioni është…

11 minutes ago

Kushte të qendrueshme atmosferike/ Parashikimi i motit 17 Shtator 2026

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta…

14 minutes ago

Horoskopi 17 Shtator/ Nga dashuria te paratë, zbuloni surprizat për secilën shenjë

Dashi Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dhe do kërkoni ne çdo moment ta kontrolloni atë. Kjo…

18 minutes ago

Samir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”

Biznesmeni Samir Mane është paraqitur pasditen e së mërkurës në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të…

19 minutes ago