706 milionë paund, mbi 830 milionë euro. Ky është borxhi neto i Tottenham, siç shihet edhe nga bilanci i publikuar nga Spurs në faqen e tyre zyrtare.
Covid-19 ndikoi shumë në financat e klubit, me të ardhurat e biletave të reduktuara në minimum. Kësaj duhet t’i shtojmë edhe dështimin për t’u kualifikuar në Champions League, një goditje për llogaritë e Spurs.
Daniel Levy, presidenti i Tottenhamit, tha: “Rezultatet financiare të publikuara për vitin tonë që përfundon më 30 qershor 2021 pasqyrojnë periudhën e vështirë të pandemisë dhe kohën tepër të dëmshme të COVID-19 që përkon, siç ka ndodhur, me hapjen e stadiumit tonë në prill 2019. Ne raportojmë rezultatet tona në një kohë kur jemi të kënaqur që tifozët tanë janë në gjendje të kthehen në stadium për të brohoritur lojtarët. Dua t’i falënderoj veçanërisht ata për mbështetjen e vazhdueshme gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të vështirë.”/h.ll/albeu.com
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot mund të ndjeni një nevojë për më…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar sot se pritet të zhvillojë bisedime të reja për…
Hamasi thotë se mbetet i gatshëm të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Izraelin për lirimin e të gjithë pengjeve të…
Të gjithë individët dhe bizneset të cilët kryejnë pagesa elektronike do të përfitojnë nga komisione më të ulëta. Në mbledhjen…
Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe rreth 18 u lënduan të mërkurën, kur tramvaji elektrik në Lisbonë, i njohur…
Presidenti francez Emmanuel Macron donte të vizitonte Izraelin, por kryeministri Benjamin Netanyahu e refuzoi këtë. Kjo u zbulua nga Meyer…