Leo Messi ka fituar “Topin e Artë” për herë të 7, duke u konfirmuar më i miri në historinë e futbollit.
Messi ebëri të tijin Topin e Artë fillimisht për 4 vite radhazi nga 2009 deri në 2012, më pas Ronaldo u rishfaq në skenë duke e bërë garën edhe më të ashpër.
Argjentinasi u rikthye ta kishte në duart e tij këtë trofe në vitin 2015 dhe 2019 duke koleksionuar plot 6, një më shumë se CR7, 5.
RENDITJA NE TOP 10- Gigi Donnarumma zë vendin e 10, pas tij vjen ylli francez i PSG, Kylian Mbappe. Renditja vazhdon me, Kevin De Bryune, Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo. I 5 renditet mesfushori i Chelsea Kante, në vendin e 4, Karim Benzema dhe i treti, Jorginho. Lewandowski dhe Messi ndan vendet e para me argjentinasin fitues.
20 TË FUNDIT NË RENDITJE – Në vendin e 29-të u renditen Azpilicueta dhe Luka Modric, ndërsa në vendin e 26-të Nicolo Barella, Ruben Dias dhe Gerard Moreno. Phil Foden u pozicionua në vendin e 25-të, pas talentit Pedri të Barcelonës. Harry Kane mori vendin e 23-të.
Vendin e 21-të e ndajnë Lautaro Martinez dhe Bruno Fernandes, të pozicionuar pas Riyad Mahrez. Listën e 20 më të mirëve e hapi Mason Mount i Chelsea, ndërsa në vendin e 18-të u pozicionua Simon Kjaer.
Renditja vijoi me një gjahtar golash, sulmuesin e Atletico Madrid, Luis Suarez. Braziliani Neymar u rendit vetëm në vendin e 16-të. Sterling i City i pozicionua i 15-ti. Renditja vijoi me Bonuçin e Chiellnin njëri pas tjetri, pas Lukakut që u rendit i 12-ti dhe Haaland të 11-it./albeu.com
Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad, kanë hyrë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm dekani…
Sot, më 27 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë. Euro, blihet me 96.8…
Këtë të mërkurë, rreth orës 02:00, një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të…
Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje…
Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…
Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…